Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nora Gjakova në gjysmë finale, Distria Krasniqi mënjanohet në raundin e dytë

25.06.2015 15:15:46

Në ditën e sotme në Lojërat Evropiane "Baku 2015", në garë janë paraqitur dy xhudistet tona dhe shpresat për medalje, Distria Krasniqi në kategorinë 52 kilogram dhe Nora Gjakova në 57 kilogram.
E para në tatami u paraqitë, Distria Krasniqi e cila për kundërshtare pati përfaqësuesen e Portugalisë, Joana Ramos ndaj të cilës shënoi fitore me vendimin e gjyqtarëve. Në xhiron e dytë në kuadër të së 16-tës së finales, Distria Krasniqi u takua me italianen, Odete Giuffrida. Pas një lufte të barabartë, garuesja jonë kishte një vërejtje dhe kjo ndikoi që fituese të shpallet garuesja italiane, Giuffrida. Kështu Krasniqi mënjanohet nga garat e mëtejme dhe nuk ia del që në Kosovë të kthehet me medalje.
Në anën tjetër përfaqësuesja e dytë në Baku në sportin e xhudos, Nora Gjakova, ka shënupar dy fitore radhazi dhe është plasuar për në çerek finale.
Në takimin e parë, Nora për kundërshtare pati xhudisten nga Franca, Laetitia Blot. Nora vetëm 3 sekonda përa përfundimit të duelit e fitoi këtë luftë me dush 11:0.
Në takimin e radhës,  Nora Gjakova për ballaë pati përfaqësuesen e Izraelit. Pas një lufte të ashpër Nora shënoi fitore me Yuko dhe u plasua për në çerek finale.
Në çerek finale, Nora Gjakova për kundërshtare pati rumunen, Carolina Caprioriu. Pas një lufte të ashpër, ky duel në kohë të rregullt përfundoi baras. Edhe pas pikës së artë, nuk pati pikë, por rumunja u penalizua me dy shido dhe kjo ishte vendimtare për ta shpallur Nora Gjakovën fituese.
 
Nesër në garë do të paraqitet edhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogram.
Garat e sotme në not, por edhe ato në xhudo po i përcjellin edhe delegacioni i Komitetit Olimpik të Kosovës i kryesuar nga kryetari Besim Hasani si dhe Mehmet Bogujevci,Fatmir Makolli,Arben Lila, Ismail Kasumi dhe Nezir Rama.Nga tribunat përkrahje të parezervë garueset tona parën nga Majlinda Kelmendi dhe Agron Kuka.
G.Kosumi, 25 qershor, Baku 2015

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0