Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nora Gjakova fiton medalje e e bronzit në Baku 2015

25.06.2015 22:37:29

Në Palestrën sportive "Haydar Alyev Arena" në praninë e afro 5 mijë shikuesve janë garat në sportin e xhodos.Në ditën e sotme në Lojërat Evropiane "Baku 2015", në garë janë paraqitur dy xhudistet tona dhe shpresat për medalje, Distria Krasniqi në kategorinë 52 kilogram dhe Nora Gjakova në 57 kilogram.
Nora Gjakova nga Lojërat Evropiane "Baku 2015" në Kosovë do të kthehet me medalje të bronzit.Në luftë për medalje të bronzit, ajo përballur kundër përfaqësueses së Holandës Senne Verhagen. Me një shpirt luftarak gjatë tërë duelit e udhëhoqi luftën dhe pati  një epërsi të dukshme dhe me një vazari në ia del që ta fitoi këtë duel, që sjell medaljen e bronzit. Kështu Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e bronzit  nga Baku 2015.  
Nora Gjakova fillimisht shënoi tri fitore radhazi ndaj përfaqësueses nga Franca, Laetitia Blot, Camila Ëinkava të Izraelit dhe në çerek finale shënoi fitore ndaj  Korina Caprioriu të Rumanisë. Dhe së fundit në gjysmë finale, Nora Gjakova është mundur nga  hungarezja, Hedvig Karakas.
 
 
 
Në anën tjetër xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, në këo lojëra ka shënuar një fitore ndaj Joana Ramos të Portugalisë, kurse në  në raundin e dytë të garave është mundur nga italianaja Odette Giuffrida.
Nesër në garë do të paraqitet edhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogram, kurse për kundrshtar do ta ketë Nikola Gushiqin e Malit të Zi.
G.Kosumi, 25 qershor, Baku 2015

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0