Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Njoftim nga takimi me Bordin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës

07.07.2015 15:47:48

Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës të martën, ka bërë vizitë zyrtare te Komiteti Olimpik i Kosovës, ku nikoqir ishin presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Mehmet Bogujevci dhe anëtarja e bordit Shqipe Zogiani. Në këtë takim u diskutuan shumë qështje me rëndësi që janë në të mirë të dy institucioneve. Fillimisht, kryetari i SHGSPK-së, Arlind Grantolli, uroj z. Hasani për suksesin e xhudistës Nora Gjakova në Baku 2015, dhe pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në atë garë. Grantolli poashtu njoftoi z. Hasani me sfidat dhe planet e Shoqatës për mandatin e parë, si për shembull: anëtarësimi në Asociacionin ndërkombëtarë të gazetarëve sportiv (AIPSA),  përmirësimi i statusit të gazetarëve sportiv në Kosovë, përkrahja e Federatave sportive veqanërisht atyre që kanë ndikim më të madh në vend etj. Njëra ndër temat që u shtjellua më së shumti është zgjedhja e sportistit të vitit dhe gjendje e harmonisë për delegacionin e gazetarëve që do të udhëtojnë tash e tutje për të përcjellur aktivitetet e Komitetit Olimpik. Z. Hasani ishte i mendimit që në të dy këto subjekte duhet të ketë ketë bashkpunim të ndërsjelltë mes këtyre dy institucioneve. Ai inkurajoi fuqishëm përzgjedhjen e re të SHGSPK-së që të punojnë në ngritjen e nivelit të gazetarisë sportive në Kosovë dhe promovimin e sportistëve kosovar në vend dhe jasht tij.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0