Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Akademikut Esat Staliveci

17.08.2015 11:04:29

MESAZH NGUSHËLLIMI 

Komiteti Olimpik i Kosovës 

Për ndarjen nga jeta dje të Akademikut të shquar Esat Stavileci. 

Me hidhërim të thellë mësojmë për humbjen e madhe të një figure të lartësuar akademike dhe të shumanëshme të Kosovës, shqiptarisë, Shkencës dhe Artit, si i nderuari Esat Stavileci. 

Kjo humbje për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shoqërinë bëhet edhe më e madhe kur ndien boshllëkun që lë mungesa e një figure të tillë poliendrike në jetën akademike dhe shoqërore të kombit edhe për familjen Olimpike. 

Ka qenë nder dhe privilegj për Komitetin Olimpik të Kosovës ta kishte Nën Kryetar në vitet e vështira 1994-1996, kur më herët figura e tij emblematike dhe zotesitë e tij e bënë atë të ishte Kryetar i Këshillit Organizativ të Kampionatit Botëror të Hendbollit për Femra të organizuar në Prishtinë në 1973. 

Viktor Hygo thotë \"Asgjë nuk është vdekja. E frikshme është të mos kesh jetuar.\" 

Vepra me peshë, ekspertiza e thellë, kontributi i shumanshëm dhe arritjet e jeta e akademikut të nderuar Esat Stavilecit flasin për mënyrën se si ai jetoi dhe la gjurmën e testamentin e tij për brezat. 

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, Bordit Ekzekutiv dhe familjes Olimpike të Kosovës e Sportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e vlerësimet maksimale familjes, kolegëve, shoqërisë dhe institucioneve. 

Mesazhi i shkruar me jetën që jetoi, dhënë nga vete i ndjeri akademik Stavileci është këtu:  

\"Nuk jetoj në iluzione se e tëra që kam bërë është e kryer dhe e përkryer. Jam përpjekur që punë time ta përshkojë ndershmëria: “punës së ndershme nuk i duhet drita, edhe nëse dikush përpiqet ta errësojë”.\" 

I paharruar qoftë kujtimi i tij, dhe mesazhi që lë ndër breza dhe kombit, qoftë udhërrëfyes i vlerave, shtetformimit dhe shkëlqyeshmërisë shumëplanëshe për secilin nga ne. 

Me nderime, 

Besim Hasani 

President  

Komiteti Olimpik i Kosovës 

Rio De Janeiro, 16 Gusht 2015. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0