Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri Krasniqi kërkoi nga Komiteti Olimpik një rol edhe më aktiv në vitin 2013

31.12.2012 15:47:32

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të prirë nga presidenti Besim Hasani, me të cilët ka biseduar për punën që është bërë në vitin 2012 në zhvillimin e sportit të Kosovës, e në veçanti në procesin e ndërkombëtarizimit.

Ministri Krasniqi duke i uruar për detyrën që kanë marrë, i ka përgëzuar ata për kontributin që kanë dhënë me angazhimet e tyre për të zhvilluar dhe ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës. Ai vlerësoi se ky vit ka sjellë mjaft lajme të mira për sportin, në veçanti në aspektin e përmirësimit të infrastrukturës por edhe në lobimin që të thyhet izolimi shumëvjeçar.

Vitin e ardhshëm tha ministri Krasniqi do të ketë sërish investime në infrastrukturën sportive, qoftë në stadiume, palestra, poligone sportive, etj. Ai po ashtu shfaqi para drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës gatishmërinë e plotë që të punojë edhe më shumë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Në këtë drejtim ai ka kërkuar nga ta që të kenë një angazhim edhe më të lartë. Po ashtu ai shprehi mbështetjen e tij që bashkë me Komitetin Olimpik të punojë edhe më shumë në organizim të brendshëm të sportit. Ministri Krasniqi tha se ka besim se me një përkushtim me të lartë të të gjithëve, viti 2013 do të sjellë vendime historike për sportin e Kosovës.

Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen që i ka dhënë sportit gjatë vitit 2012. Edhe ai po ashtu vlerësoi se në këtë vit janë shënuar shumë të arritura qoftë në planin e ndërkombëtarizimit, ashtu edhe në zhvillim e brendshëm të sportit.

Hasani ka shprehur vullnetin që tashmë me kryesinë e re, do të kenë një rol shumë më aktiv në çdo aspekt, në mënyrë që vërtetët ky mekanizëm, por edhe federatat në përgjithësi të jenë funksionale, për të siguruar gara më cilësore dhe prezantim sa më dinjitoz.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0