Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbledhja Komemorative kushtuar Hajrush Demajt

03.11.2015 15:54:33

Prishtinë, 1 Nëntor 2015 

Së bashku me Mehmet Bogujevcin ishim në Washington DC kur morëm lajmin e hidhur dhe tronditës per ikjen e shpejtë dhe të papritur të Hajrushit! 

Ndarja nga kolegu me të cilin ke punuar me dekada, sidomos në misione të larta, është i rëndë, është më dhimbje e pikëllim dhe veshtirë përballohet! Por kur kolegu bëhet edhe mik, siç është rasti me Hajrush Demajn, kur kolegu e miku bëhet partner i shkëlqyer, në përpjekjen për realizimin dhe konkretizimin e misionit madhor, çfarë e kishte komuniteti i sportit gjatë këtyre 24 viteve, kjo ndarje, jo vetëm që thellon dhimbjen por të ligështon, të gozhdon dhe të varfëron të gjesh forcë e fjalë të duhura për të ngushëlluar familjen e respektuar, miqtë dhe sportistët e shumtë, të cileve ua dedikoi tërë jetën e tij! 

E nderuara familje Demaj, të nderuar miq, kolegë, shokë e dashamirë të Hajrushit, ne sot përkundër dhimbjes, duhet të gjejmë forcën dhe krenarinë në faktin se bashkëjetuam me një njeri të dashur e të respektuar, një bashkëshort, prind e vëlla të shkëlqyer, një personalitet me karakter të fuqishëm dhe integritet të lartë! 

Hajrushi shkëlqeu si sportist i skijimit. Sukseset e tij ishin të përmasave që tejkalonin kufinjtë e Kosovës dhe ish Jugosllavisë! 

Pas përfundimit të karrierës së tij të gjatë si sportist, për dallim nga shumë sportistë që orientohen ta gjejnë veten në fusha jashtë sportit, Hajrushi për asnjë moment nuk u nda nga sporti! Ai me shumë sukses sherbeu si trajner e instruktor i shkëlqyer i sporteve në borë! Më vonë u angazhua si administrator i sporteve universitare në Universitetin e Prishtinës! 

Unë, personalisht u njoha me të nga vitet e 80-të dhe nga atëherë, përkundër sfidave nëpër të cilat kemi kaluar gjatë disa dekadave, asnjëherë të vetme Hajrushi nuk është lëkundur, ndalur apo shmangur nga ideali që sportistëve e trajnerëve tu ofrohen kushtet e volitshme dhe të përshtatshme në të cilat shkathtësitë dhe talentet e të rinjeve tanë identifikohen, mësohen, zhvillohen, avansohen dhe shperthejnë me rezultate kulmore! 

Nga viti 1991 Hajrushi përzgjidhet Kryetar i Federatës së Skijimit dhe falë përkushtimit dhe vizionit, falë konsistencës, eksperiencës dhe aftesisë udheheqëse e motivuese, për çdo 4 vite ishte i pakontestueshëm për të mbetur në krye të Federatës së Skijimit! 

Hajrushi u nda nga ne, në moshën më të mirë, në vlugun e punës! 

Në kohën kur i bënim përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrjen e parë historike me sportet dimërore në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj që gjatë shkurtit të vitit 2016 do të mbahen në Lilehamer të Norvegjisë! 

Hajrushi u nda nga ne por gjithesesi iku i plotësuar dhe i arritur pasi e perjetoi realizimin e ëndrrës sublime që të anëtarësojë Federatën e Skijimit në FIS dhe hapi rrugën që sportistët e Kosovës të marrin pjesë në Kampionate Europiane e Botërore si dhe në Lojërat Olimpike! 

Për këto të arritura jetësore, do të thoja spektakolare, më 22 Tetor 2015, Hajrushi u dekorua me Mirënjohjen më të lartë që e ndau Komiteti Olimpik i Kosovës!Komiteti Olimpik i Kosovës në përvjetorin e parë të njohjes së tij nga BE i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ndau Mirënjohjen për Hajrushin me motivacion: “Për kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e sportit, në përhapjen, zhvillimin dhe në anëtarësimin e tij në Organizatat Sportive Ndërkombëtare! 

Besoj se e ndaj mendimin e tërë komunitetit sportiv, se Hajrushi është ndër të paktët drejtues të sportit, që vërtetë ka qenë protogonisti dhe flamurtari i të gjiitha këtyre fazave dhe cikleve që i përmendëm, duke filluar nga Mevetësimi i sportit nga sistemi sportiv i uzurpuar nga serbët, për të vazhduar me promovimin, përhapjen dhe zhvillimin e sportit për 5 cikle Olimpike dhe për ndërkombëtarizimin e sportit të skijimit përgjatë ciklit të gjasht Olimpik! 

Së këndejmi, familje e respektuar Demaj, farefis, miq e kolegë të shumtë, sportistë, trajnerë e zyrtarë, ne, të gjithë, si individë e institucione, i mbetemi borxh përkujtimit të shëmbulltyrës së Hajrushit, si kryefamiljar i dashur, si koleg, mik e shok i mirë dhe si njeri fisnik që karakterizohej me një dell të humorit të lehtë që përcillej me buzeqeshjen e butë të tij, me të cilën tërhiqte kolegët e miqtë e shumtë të qendrojnë afër tij. 

Komuniteti i sportit do ta perkujtojë si ekspert kreativ, si punëtor i përkushtuar gjatë tërë jetës së tij, si njeri i sakrificës, si udhëheqës karizmatik me vizion dhe me strategji drejtimi e zhvilimi të qartë të sportit të skijimit. Për këto virtyte e tipare do ta perkujtojmë për jetë e mot me epitetin më të lartë! 

I nderuar miku im Hajrush, në këtë ditë të ndarjes, duam ta falenderojmë Zotin që na mundesoi që të bashkëjetojmë, të bashkëpunojmë dhe të bashkëveprojmë me ty! 

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! 

 Zoti të bekoftë dhe të shpërbleftë!

Prishtinë, 1 Nëntor 2015

Besim Hasani  

President i KOK

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0