Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Leter Ngushellimi per Komitetin Olimpik te Frances

16.11.2015 10:48:15

Prishtine, 14 Nentor 2015 

LETËR NGUSHËLLIMI 

I dashur Denis, 

Është e trishtë dhe pikëlluese ajo çfarë ndodhi në sulmin terrorist kundër njerëzve të lirë në Paris. 

Një peshë që nuk mbahet në ndërgjegjen e njerëzimit për humbjen e jetëve të pafajshme, për të plagosurit dhe për thyerjen e shpirtit të njerëzimit nga dhimbja e padrejtësisë.

Ne, populli i Kosovës e dimë se çfarë do të thotë të të mungojë paqja dhe liria për dekada; ne e ndjejmë tronditjen dhe ju dërgojmë keqardhjen dhe ngushëllimet tona më të ndjera për popullin e Francës. 

Edhe Arena e Sportit, një fushë e virtyteve, është goditur nga këto pasoja dhe kjo është një shenjë për të risjellë në mendje bashkimin, paqen dhe prosperitetin.

Është dashuria, paqja dhe vlerat e sportit që kanë mbajtur dhe do të vazhdojnë ta mbajnë Botën të bashkuar. Ne qëndrojmë të bashkuar në diversitet dhe qoftë Ideali Olimpik inspirimi për armëpushim në të gjithë botën.

 Me respekt

Besim Hasani 

President 

 Komiteti Olimpik i Kosoves

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0