Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës shënoi një vjetorin e praninimit në KON

10.12.2015 10:00:41

Në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, në praninë e drejtuesve të sportit, sportistëve dhe të gazetarëve të medieve të shkruara dhe elektronike, mbajtën Konferencë për medie në shenjë të një vjetorit të Pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Me këtë rast për kontributin e dhënë në afirmimin e vlerave olimpike janë ndarë edhe shumë mirënjohje për të gjithë ata që në forma të ndyshme kanë kontrubuar në arritjen e këtij qëllimi. Me këtë rast , Besim Hasani, kryetar i KOK-ut të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë:
22 TETORI i vitit 2014, dita kur Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar unanimisht vendosi ta njohë Komitetin Olimpik të Kosovës më të drejta të përkohshme dhe ti propozoj Sesionit të 127- të KON-it ta pranoj KOK-un me të drejta të plota, padyshim, paraqet momentin historik, realisht kthesen historike për nderkombëtarizimin e organizatave sportive të Kosovës.
Andaj 22 Tetori do të jetë ditë e shënuar për aq sa do të ekzistoj edhe sporti i Kosoves.!
Me 22 Tetor 2015, KOK shënoj këtë ditë të veçantë dhe me këtë rast ndau Mirënjohje për drejtuesit e sportit në Kosovë të cilët plotë 23 vite punuan pa u lodhur, pa u brengosur për shendetin, jetën apo pasurinë e tyre, vetëm e vetëm të realizohet ëndrra e tyre për të krijuar kushte që sportistët e Kosovës të jenë të barabartë me sportistët nga mbarë bota. Jemi tubuara, kryesisht personalitet nga komuniteti i sportit, për të shënuar 9 Dhjetorin, Përvjetorin e parë të njohjes së KOK-ut me të drejta të plota nga Sesioni i 127 i Komitetit Olimpik Nderkombetar i mbajtur ne Monaco me 9 Dhjetor 2014. 365 dite me pare, ne Monaco, pas një prezantimi dhe menaxhimi briljant të Sesionit nga ana e Dr. Thomas Bach, Presidentit të KON, pastaj pas përshkrimit të rrugëtimit të KOK dhe plotësimit të kritereve për pranim nga ana e mikut tone z. Pere MIRO, drejtor për relacione me KO kombëtare, që përcolli me vemendje dhe përkushtim progresin sportiv e politk të Kosovës, për plotë15 vite të plota, pas fjalimive që reflektonin mbështetje të fuqishme nga ana e Presidentit te KO Evropian z. Patrick Hickey dhe të Presidentit te Asociacionit te KO Kombëtare, Sheikut El Sabah, Sesioni me votim unanim, pa asnjë abstenim dhe pa asnjë votë kundër, vendosi që Komiteti Olimpik i Kosovës të jetë anëtari i 205 i Komitetit Olimpik Ndërkombetar. Pas këtij votimi historik, z. Thomas Bach paralajmeroi se të gjitha federatat ndërkombëtare duhet të ndërmarrin masat e duhura që sportistët e Kosovës të kenë mundësi për kualifikime për Lojërat Olimpike.
Falë njohjes se KOK nga KON, bazuar edhe në këteë deklarim te Dr. Thomas Bach, këtij qëndrimi pasuan njohjet e federatave sportive te Kosoves nga federatat nderkombëtare , por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës u njohë nga Komiteti Olimpik Evropian, e së fundmi edhe nga ANOC dhe ICMG. Në Marsin e vitit 2016 edhe Federata e Futbollit do të njihet nga UEFA e FIFA!
Me njohjen e FFK nga FIFA do të perfundoj cikli apo misioni ynë i suksesshëm i angazhimit  shumë vjeçar për ndërkombetarizimin e sportit. Sportistët e Kosovës, tashmë janë të barabartë me sportistët e shteteve të tjera dhe do të kenë nderin dhe kenaqësinë ta përfaqesojnë shtetin me te ri ne Evropë me simbole shtetërore, pra me flamur e himn.
Për të dëshmuar mbështetjen e fuqishme ndaj sportistëve dhe ndaj KOK-ut, Presidenti Thomas Bach me bashkëpunëtorët e tij, më 16 e 17 Prill të këtij viti,  zbarkoj në aeroportin e Prishtinës. Gjatë dy ditëve Presidenti Bach do te takoj Presidenten Jahjaga, Kryeministrin  Isa \\Mustafa, drejtuesit e organizatave sportive, trajnerët e sportistët dhe në mënyrë të qartë e të prerë  deklaroj se dëshiron ta shoh KOK, foshnjën më të re te familjes Olimpike Nderkombëtare, duke u rritur shëndetshëm dhe fuqishëm dhe nëse në paraqitjen e pare të sportisteve të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio 2016, ndonjëri nga sportistët e Kosoëes do te fitoj medalje, do të jetë vet , Presidenti Thomas Bach, ai që do ta dekoroj me medalje sportsitin e Kosovës. Shenjat e para të përkushtimit tonë për mbajtjen e premtimit, u dëshmuan me pjesemarrjen tonë në Lojërat e para Evropiane BAKU 2015, ku sportistët e Kosovës arriten të radhiten, në vendin e nëntë, Distrie Krasniqi,  në vendin e pestë, Armend Xhoxhaj dhe në vendin e katërt, Alvin Karaçi. Përfundimisht arritëm njq medalje të bronztë të cilën e fitoi Nora Gjakova, për të bërë histori dhe për të hyrë në histori.
Krahas  kurseve të ndryshme, vemendja e Leëizjes Olimpike në Kosovë për vitin 2016 do të përqendrohet në pergatitjen sa më të mirë të sportsitëve potencial të Kosovës që do te marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rnijë që do të mbahen në Lilehamer të Norvegjisë nga 12-22 shkurt 2016 dhe sidomos për Lojërat Olimpike Verore RIO 2016. KOKu në bashkëpunim me fedeatat olimpike të sporteve individuale synon të merrë pjesë ne RIO 2016 , se paku  me 8 sportistë, 3 apo 4 me norme olimpike dhe po aq me ftesa.Tri xhudiste, tashmë kanë normë olimpike, Nora Gjakova në kategorinë 57 kg dhe Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi në kategorinë 52 kg. Distria Krasniqi mbase normën olimpike do ta kërkojnë në kategorinë 48 kg. Shpresojmë se edhe Armend Xhoxhaj apo ndonjë sportistë tjetër do të arrij ndonjë normë që të gjendet në ngjarjen më të rëndësishme botërore Olimpiadën Rio 2016 që do të mbahet në Brazil, ka përfundua, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
G,Kosumi

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0