Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Takim pune dhe Pritje e Presidentit të KOK për Kryetaren e Komunës Gjakovë, Znj. Mimoza Kusari Lila.

26.01.2016 17:11:36

Sot, në mjediset e KOK, Presidenti i KOK Z. Besim Hasani priti në një takim pune Kryetaren e Komunës Gjakovë, Znj. Mimoza Kusari Lila.  

Në takimin që rezultoi tejet i frytshëm dhe konkret, ishin të pranishëm edhe Z. Arben Lila – Nën Kryetar i KOK, Z. Mehmet Bugojevci – Sekretar i Përgjithshëm i KOK, Znj. Elda Gjoka – Këshilltare për Strategjinë & Marketing e Presidentit të KOK, si dhe përfaqësues të Klubit të Vrapimit “Germia 555”, Kryetar Ukë Gazhi dhe anëtaret Arineta Mula dhe Nebahete Maqestena.  

Presidenti Besim Hasani, pasi uroi mirëseardhjen mysafirëve bëri një rezyme të historikut të KOK dhe figurave që kanë drejtuar Komitetin Olimpik dhe se si ky institucion ka mbërritur sot me njohjen tashmë edhe të Komitetit Olimpik Botëror. Ai shprehu vlerësimin për angazhimin, promovimin dhe mbështetjen që Znj. Kryetare e Komunës së Gjakovës bën edhe me shembullin e saj personal për të lartësuar vlerat dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e të ushtruarit me sport.  

Nga ana e saj, Znj. Mimoza Kusari Lila u shpreh e nderuar për takimin dhe pritjen, e shprehu kënaqësinë që sporti është një instrument fisnik i diplomacisë dhe rrëzimit të kufinjve, e përhapjes së lirisë e vëllazërisë. Ajo foli për projektin dhe pritjen edhe në Federatën e Atletikës por edhe për promocionin që po i bën Maratonës Mbarëshqiptare me itenerar Gjakovë – Bajram Curri, për të arritur distancën 42 196 m. Për vetë domethënien historike, vlerat, bashkimin dhe promovimin e turizmit të veriut të Shqipërisë e promovimit të bukurive të pashembullta natyrore, ajo është iniciatore dhe mbështetëse e këtij projekti.  

Presidenti Besim Hasani, shprehu vlerësimin sipëror dhe gatishmerinë për mbështetjen shumëplanësh të këtij projekti të iniciuar që pavarësisht vështirësive, do të jetë një trashëgimi e kulluar vlerash për brezat.  

Në vazhdën e këtij bashkëbisedimi u ra dakort edhe që Komuna Gjakovë të mbështesë organizimin e Javës dhe Ditës Olimpike çdo 23 Qershor, si propozim I Presidentit Hasani, për të përçuar më gjerë se sa Prishtina festivalin dhe traditën Olimpike.  

Me këtë rast iu dorëzua zonjës Kusari Lila edhe një dhuratë simbolike nga Lëvizja Olimpike e Kosovës për përfshirjen dhe kontributin e saj në sport drejtëpërdrejt duke garuar edhe në gjysmë maratonë dhe duke qenë shembull i gjallë i angazhimit atletik me klubin. Së shpejti do të ketë takime pune vijuese për të konkretizuar gjithçka që u ra dakort.

 Zyra e Shtypit

Komiteti Olimpik i Kosovës 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0