Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri Krasniqi: Sportistët kosovarë presin lajme të mira nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

20.11.2012 15:49:07

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Drejtorin për Marrëdhënie me Komitete Olimpike Kombëtare në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Pere Miro, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij Jerome Poivey, që po qëndrojnë për një vizitë zyrtare  në Kosovë, për të parë nga afër gjendjen në të cilët ndodhet sporti.

Ministri Krasniqi duke e falënderuar zotin Miro për vizitën dhe për gjithë mbështetjen që i ka ofruar Kosovës deri tash, në punën rreth ndërkombëtarizimit të sportit. Ministri e ka informuar atë për zhvillimet në sportin e Kosovës, në çdo segment. Ai ka thënë se sfidat kryesore janë infrastruktura, rritja e cilësisë në organizim  dhe ndërkombëtarizimi. Sa i përket infrastrukturës, ministri Krasniqi ka thënë se tashmë investimet janë rritur në dy vitet e fundit, në renovim të palestrave, stadiumeve por edhe në ndërtimin e hapësirave të tjera për sporte të ndryshme olimpike dhe jo olimpike. Një përkrahje në këtë drejtim tha ministri Krasniqi, do të rritet në të ardhmen.

Ministri po ashtu ka folur edhe për procesin e konsolidimit dhe organizmit të përgjithësi të federative në Kosovë, duke thënë se tashmë janë ndërmarrë hapa të nevojshëm që funksionimi të jetë konform rregullave që parashohin statutet ndërkombëtare.

Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës, që siç tha ministri për 20 vjet shtë duke u izoluar. Gjithsesi shtoi ai, Kosova do të vazhdojë të punojë drejt së ardhmes duke synuar që sa më shpejtë të hapë dyert për sportistët tanë, të cilët më shumë pasion dhe vullnet po punojnë që të rrisin cilësinë në gara dhe që një ditë të jenë të barabartë me sportistë nga e mbarë bota.

Kosova, tha ministri Krasniqi, është e gatshme që më shumë kujdes dhe në koordinim me të gjithë mbështetësit e sportit të Kosovës të procedojë kërkesën për pranim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ai shprehi bindjen se KON-i do të ketë parasysh shumë seriozisht kërkesën e Kosovës, dhe të japë përgjigje pozitive që do të jetë një nga lajmet më të mira për mijëra të rinj e të reja sportistë të Kosovës.

Nga ana e tij, Pere Miro tha se ndjehet vërtetë i nderuar për vizitën në Kosovë, duke u shprehur i kënaqur më përkushtimin dhe të arriturat në sport. Ai ka përgëzuar ministrin Krasniqi për shtytjen e madhe që i ka dhënë ndërkombëtarizimit të sportit, duke premtuar mbështetje edhe në të ardhmen. Miro ka thënë se ka shumëçka të raportojë në KON, duke premtuar se tashmë kontaktet me Kosovën do të jenë të vazhdueshme.

Vizita e zotit Miro dhe e anëtarit të Bordit Ekzekutiv të KON-it, dje, Ching Kuo Wu shënon vizitën e një delegacioni me të lartë në Kosovë nga KON-i.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0