Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

MKRS-ja dha 280 mijë euro për Komitetin Olimpik të Kosovës

09.03.2016 08:30:35

Dje, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon KOK-un me 280 mijë euro, për programin vjetor të vitit 2016.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi bashkëpunim mes MKRS-së dhe KOK-ut, në funksion të mbarëvajtjes së sportit, si dhe në prezantimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Kujtim Shala u shpreh se ky bashkëpunim dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se MKRS-ja me politikat e saj, po e ndihmon sportin e Kosovës në rrugën e pavarësimit financiar dhe avancimit të mëtejmë në arenën ndërkombëtare, me politika lehtësuese, me infrastrukturë dhe legjislacion bashkëkohor, si dhe me subvencionim të federatave, nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit.

Ministri Shala më tej u shpreh se për Kosovën është shumë me rëndësi pjesëmarrja e sivjetshme në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit, dhe për këtë premtoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa kryetari i KOK-ut Besim Hasani e vlerësoi bashkëpunimin me MKRS-në, dhe u shpreh se Kosova po bën përgatitje të nevojshme për pjesëmarrje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0