Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri Krasniqi: Kosova është e gatshme për aplikim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

19.11.2011 15:50:14

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka takuar sot Kryetarin e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit, dhe njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Ching Kuo Wu. Kjo është vizita e parë një zyrtari të lartë të KON-it në Kosovë.

Ministri Krasniqi ka falënderuar zotin Wu për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fushën e sportit, në veçanti Federatës së Boksit, e cila sivjet është pranuar në AIBA. Po ashtu ministri falënderoi WU-në për lobimin e vazhdueshëm që po bën për Kosovën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.  Wu gjatë vizitës së tij në Kosovë ka marrë pjesë në finalen e turneut ndërkombëtar në boks, ‘Adem Jashari’, e po ashtu bashkë me ministrin Krasniqi  mbrëmë ka përcjellë ndeshjen basketbollistike mes Prishtinës dhe Pejës. Kjo, tha ministri Krasniqi dëshmon për ndryshimin e qasjes së KON-it ndaj Kosovës, duke shfaqur kështu interesimin e sinqertë për sportistët tanë.

Ministri tha se Kosova është e gatshme të aplikoj për pranim në Komitet Olimpik Ndërkombëtar, por shtoi se kjo çështje do të bëhet më shumë kujdes.

“Është inkurajuese fakti që tashmë Kosova po krijon komunikim zyrtar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe vizita e zotit Wu dhe e zotit Pere Miro janë një konfirmim i fuqishëm se kërkesa jonë për të qenë pjesë e barabartë e garave ndërkombëtare, po shqyrtohet shumë seriozisht. Ne e kemi diskutuar shumë gjatë dhe gati në çdo aspekt, çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe vërtetë tashmë e kemi shumë më të qartë gjithë rrugën që do ta ndjekim.

Ne e kemi thënë disa herë se do të jemi të kujdesshëm në hapat tonë, duke ndjekur përgjithësisht edhe aspektin e njohjeve, i cili siç e dini ka avancuar. Unë besoj se aplikimi ynë, që do të ndodh shumë shpejtë, do të marrë përgjigje siç dëshirojmë të gjithë, pozitive dhe me këtë sportistëve tanë do t’iu hapën dyert”, ka thënë ministri Krasniqi, në konferencën për shtyp pas takimit. Të dielën në mbrëmje ministri Krasniqi me bashkëpunëtorë dhe me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin kanë pasur një darkë pune me zotin Wu, ku kanë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin e sportit.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp, kryetari i AIBA-s dhe njëherësh anëtari i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik, Ching Kuo Wu ka shprehur impresionet e tij me punën dhe vullnetin e madh që kanë sportistët në Kosovë. Ai ka përgëzuar në veçanti ministrin Krasniqi, të cilin e ka takuar edhe më herët, për punën që ka bërë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në komunitetin e sportit botëror. Wu tha se AIBA kishte marrë një vendim shumë të drejtë kur kishte pranuar Kosovën.

“Vitin e ardhshëm është ngjarja kryesore. Dua të shoh boksierët tuaj të paraqiten në Kampionatin Botëror 2013 dhe tërë bota le të sheh lojën e shkëlqyer të boksierëve tuaj.

Dy ditë më parë isha dëshmitarë për cilësinë shumë të mirë. Kështu që i porosis boksierët tuaj që të vazhdojnë të ushtrojnë dhe të përgatiten për ngjarjen kryesore të vitit të ardhshëm. Gjej rastin të uroj Qeverinë, Ministrin e Sportit dhe Kulturës në veçanti. Mendoj absolutisht që është personi i duhur për të promovuar jo vetëm sportin por edhe anën sportive dhe kulturore, kështu që mendoj se ju duhen vendimmarrës të rëndësishëm për të dhënë këso lloj mbështetje. Mund të them se unë jam i gatshëm, shumë të tjerë janë të gatshëm dhe ju duhet të jeni të gatshëm që të ballafaqoheni me shumë ngjarje të rëndësishme dhe vërtet Kosova të njihet”, ka thënë ai. Wu ka shprehur përgëzime edhe për punën që ka bërë kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani në ndërkombëtarizim të sportit.

Pas vizitës së zotit Wu, në Kosovë për dy ditë do të qëndrojë Pere Miro, drejtor për marrëdhënie me Komitete kombëtare në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Të dy këto vizita shënojnë një hap të rëndësishëm në afirmimin e sportit të Kosovës në botë, me theks të veçantë në procesin e anëtarësimit të KOK-ut në KON.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0