Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani flet për sukseset dhe sfidat e këtij viti olimpik

25.04.2016 10:40:06

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se rasti i Kampionatit Evropian të Xhudos në Rusi ka treguar se në fund sporti triumfon mbi politiken dhe se tash Kosova është e barabartë në mesin e gjithë shteteve të botës.


Hasani në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se tash Kosova i ka sigurt dy sportistë që shkojnë në Lojërat Olimpike me normë olimpike. Ai ka shtuar se do të ketë ftesa edhe më sportistë tjerë.


“Unë besoj se deri në 7 ose 8 sportistë nga Kosova që do të na përfaqësojnë në Rio”, ka deklaruar ai.


Presidenti shtoi se KOK-u dhe shteti janë duke ndihmuar sportin në mënyrë që të ketë edhe më shumë sportistë kulmor.  Sipas tij gradualisht Kosova do të ketë sportet nga të cilat do të pres më shumë medalje dhe sukses dhe do të ketë më shumë investime.

Per me shume shikoni intervisten:


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0