Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Historike, Kosova anëtarja e 55-të e UEFA-s

04.05.2016 10:20:46

Budapesti dhe 3 maj 2016 shënojnë sot një ditë historike dhe fillimin e një  epoke të re për FFK-në dhe futbollin e Kosovës. Një ditë e vështirë e plotë ankth por me rezultat të mrekullueshëm. Nga sot FFK-ja është anëtarja e 55-të e UEFA-s. Kështu vendosën delegatët e Kongresit të 40-të të UEFA-s në votimin e fshehtë. 28 vota ishin pro Kosovës, të cilat mjaftuan që FFK t’i bashkohet shtëpisë evropiane të futbollit. Të pranishëm brenda kongresit ishin kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, ndërsa jashtë prisnin anëtarët e KE të FFK-së bashkë me dy ish kryetarët Agim Bytyqi e Sabri Hashani, gazetarë të shumtë nga Kosova që ishin të pranishëm në punimet e kongresit si dhe shumë adhurues të futbollit të Kosovës. Në mbështetje të FFK-së kishin ardhur edhe kryeminsitri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa dhe zv.kryemistri dhe ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala me bashkëpunëtorë. Një natë para mbajtjes së kongresit përkatësisht në mbrëmjen e së hënës, ministri Shala vizitoi delegacionin e Kosovës për  t’i dhënë kurajo e mbështetje një rrugëtimi të gjatë. Pas pranimit të FFK-së në UEFA , urimet e para z. Fadil Vokrri dhe FFK-së i erdhën nga minsitri Kujtim Shala, kryeminsitri i Kosovës z. Isa Mustafa, pastaj nga presidenti i FSHF-së z. Armando Duka si dhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë z. Csanyi Sandor, të cilët erdhën në hotelin ku po qëndron delegacioni i FFK-së, për të sjellë urimet e tyre. Presidenti i FF të Hungarisë duke uruar, theksoi se jo lehtë erdhëm deri të një vendim shumë i drejt. Pasdite u mbajt edhe një konferencë me gazetarë. Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri falënderoi, KE të FFK-së, futbollistët, klubet, donatorët dhe të gjithë ata që kanë dhënë dhe janë sakrifikuar për këtë ditë si dhe ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Mustafa dhe veçmas ministrin Kujtim Shala për mbështetje. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa tha se ky sukses është rezultat i punës së shumë brezave, ndonëse me pak vonesë dhe  se ky është lajmi më i mirë që ka marrë sot Kosova dhe jemi këtu jo për t’u përzier në futbollin e Kosovës, por për t’i dhënë mbështetje. Ndërsa, minsitri Kujtim Shala  përgëzoi kryetarin Vokrri e sekretarin Salihu si dhe KE e të FFK-së dhe të gjithë ata që kontribuan në futbollin e Kosovës, duke dhënë mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen.  Nga ana e tij presidenti i FSHF-së duke iu bashkëngjitur, këtyre urimeve, tha se sot u mor një vendim i drejt ndonëse pak i vonuar, por gjithsesi dëshiruar. E përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaku tha se ky lajm dhe ky vendim nga ka gëzuar shumë, por neve na presin shumë punë të mëdha dhe që nga nesër duhet të fillojmë të punojmë edhe më shumë. Tashmë FFK-ja do të jetë në agjendën e Kongresit të FIFA-s më 13 maj, që mbahet në Meksikë.

FFK-ja gjatë gjithë kohës po merr përkrahje dhe urime nga shumë individë dhe asociaacione, mediume botërore, ndaj FFK-ja falënderon të gjithë ata që në këto çaste po e ndajnë këtë çast gëzimi kaq të veçantë me FFK-në.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0