Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani takoi ministrin Shala

06.05.2016 15:06:36

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka takuar sot Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin biseduar rreth zhvillimeve në sportin e Kosovës dhe veçmas rreth aktiviteteve të KOK-ut, si dhe përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Hasani u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit.

Ministri Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës. Në funksion të kësaj, u shpreh Shala, MKRS-ja për punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0