Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sporti, një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

12.05.2016 17:17:04

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë lansimin e Kornizës Strategjike të Sportit 2017-2021 gjatë një konference ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të sportit nga Republika e Sllovenisë, përfaqësues të Federatave të Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Departamenteve të Sportit nga komunat e Kosovës.

Për lansimin e kornizës strategjike për sport foli edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i cili tha se lansimi i saj vjen në kohën më të mirë, pas përpjekjeve të gjata të federatave të sportit të Kosovës për tu njohur nga federatat ndërkombëtare të sportit, gjë e cila është arritur me sukses.
 
Ai theksoi rëndësinë që organizatat sportive të veprojnë me plan strategjik si dhe nevojën e një koordinimi sa më të mirë mes të MKRS-së dhe federatave të sportit në mënyrë që kjo strategji të jetë e harmonizuar dhe funksionale.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, duke folur për strategjinë për sport, theksoi se sporti në Republikën e Kosovës ka shënuar diferencën në hapat e saj të zhvillimit dhe të suksesit.
 
Zëvendësministri përmendi pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), pranimin në UEFA së fundmi, si disa nga sukseset që dëshmojë se mundi i sportistëve tanë ka bërë që Kosova të depërtojë edhe tek shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur atë.
 
 Zëvendësministri theksoi faktin se tashmë është dëshmuar suksesi i Kosovës dhe hapësirave shqiptare në rrafshin ndërkombëtar nëpërmjet talenteve të shumtë të sportit vendas.
 
Kurse, Boro Strumbelj, Drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit të Sllovenisë e cila ka ndihmuar MKRS-në në hartimin e strategjisë, përgëzoi MKRS-në për strategjinë për sport dhe premtoi se Sllovenia do të ndajë me Kosovën modelin e vet të suksesit në sport.
 
Ai uroi Kosovën për pranimin në UEFA duke e konsideruar si një sukses të jashtëzakonshëm si dhe theksoi rëndësinë e investimit në sportin e të rinjve, si një parakusht për zhvillimin pozitiv të sportit në përgjithësi.
 
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0