Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Historike, Kosova pranohet në FIFA

14.05.2016 19:41:41

13 maj, 2016. Misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua. Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja ka marrë 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt, të premten, në Meksiko City. Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës pas anëtarësimit në UEFA më 3 maj në Budapest, e ka përmbyllur me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e futbollit botëror. Para votimit për anëtarësimin e FFK-së të pranishmëve iu ka drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili fillimisht falënderoj Këshillin e FIFA-s që i ka rekomanduar Kongresit pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2018.
Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA. Pas Vokrrit delegatëve iu drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet në votimin elektronik, ku Kosova mori 141 vota. Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit Vokrri falënderoi presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s. “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, ka theksuar Vokrri, i cili ka marrë edhe ëmblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0