Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Eugen Saraçini, Udhëheqës i Misionit Kosovar - RIO2016

18.05.2016 13:34:42

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik te Kosovës, z. Eugen Saraçini është vendosur të jetë Shef i misionit (CDM) të ekipit të Kosovës për Lojrat Olimpike  në Rio de Janeiro në 2016.   
Këtë vendim e ka marrë Bordi Ekzekutiv i KOK-ut më 17.5.2016.
Saraçini,  me profesion gazetar dhe drejtor i Programit të Informacionit dhe Sportit  në RTV21, prej vitit 2002 ka qenë Kryetar i Klubit te Hendbollit  Prishtina, nënkryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, prej vitit 2012 Kryetar i Federatës së Hendbollit te Kosovës. Në mandatin e tij të kryetarit të FHK-s , Federata e Hendbollit të Kosoves është pranuar me drejta të plota  në Federaten Europiane të Hendbollit dhe në Federaten Ndërkombëtare të Hendbollit.
Saraçini ka sherbyer në shume aktivitete sportive të përfaqsueseve të Kosoves  në hendboll dhe në aktivitete të ndryshme të KOK .
Pas pranimit  të Kosovës me të gjitha të drejtat në KON, KOK-u dhe sportistë dhe sportistet e Kosovë , për herë të parë do të marrin pjesë në një olimpiade, siç është RIO 2016. Në Olimpiadën në Rio de Janeiro 2016, Kosova pritet të perfaqësohet në disa sporte: Xhudo, Atletike, Not, Shenjtari.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0