Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Me 27 Maj Dita Olimpike në Kosovë, emërohet shefi i misionit të Kosovës dhe fizioterapeuti për në Rio 2016

18.05.2016 13:48:58

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë me përgatitjet për pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që federatat të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare ku mund të ndodhë të mos lejohet përfaqësimi pa simbole të shtetit.
Bordi po ashtu ka vendosur që më datë 27 Maj, me disa aktivitete të shënojë Ditën Olimpike. Aktivitete që shënojnë këtë ditë do të mbahen në Prishtinë. Gjithashtu u vendos që nga data 30 Maj deri më 3 qershor në Gjakovë të organizohet Java Olimpike me disa aktivitete.
Bordi Ekzekutiv ka vendosur po ashtu që shef i misionit të ekipit olimpik të Kosovës për në Rio 2016 të jetë Eugen Saraçini, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ndërkaq, Naim Ademi është emëruar fizioterapeut i ekipit olimpik. Jeton Rudari ndërkaq është zgjedhur si press atashe i ekipit të Kosovës. 
Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar për sportistët që deri më tani kanë siguruar normën olimpike dhe shkojnë direkt në Rio si dhe për ata që mund të fitojnë normën. Gjithashtu është diskutuar për ftesat që mund të vijnë për sportistët tanë olimpik për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike 2016. 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0