Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbi 1 mijë fëmijë vrapojnë nesër në Prishtinë në Ditën Olimpike

26.05.2016 13:57:16

Mbi 1 mijë fëmijë të lindur në vitin 2008, vitin e pavarësisë së Kosovës, do të vrapojnë nesër në Prishtinë në shënim të Ditës Olimpike, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sportive, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe federata të ndryshme.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, Ramadan Selimi, kryetar i Komisionit Organizativ tha se të gjitha përgatitjet për shënimin e kësaj dite janë bërë. Ai njoftoi Dita Olimpike po mbahet pikërisht në datën kur edhe ishte themeluar Komiteti Olimpik i Kosovës, me 27 maj 1992.


“Ne kemi dashur që në këtë ditë të vrapojnë fëmijët e pavarësisë, në mënyrë që ta lidhim këtë ditë me shpalljen e pavarësisë dhe të japim mesazhin tek fëmijët që të vrapojnë dhe merren me sport gjithë jetën”, tha ai. Selimi ka falënderuar Fakultetin e Shkencave Sportive, MKRS-në dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen e dhënë në organizim e kësaj ngjarje.

Për organizimin e kësaj ngjarje ka ndihmuar edhe profesori i sportit nga Tirana, Petrit Qendro. Ai tha se është i nderuar që ka rastin të ndihmojë në organizimin e kësaj dite, aq më tepër që po bëhet me fëmijët që mund të jenë nesër sportistë të mëdhenj.

Shqipe Bajçinca, prodekane në Fakultetin e Shkencave Sportive tha se do të jenë gjithmonë në mbështetje të Komitetit Olimpik për të promovuar dhe masivizuar sportin në Kosovë.


Shqipe Zogiani nga Departamenti i Sportit në MKRS konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë për aktivitete e KOK-ut.
Aktivitetet e Ditës Olimpike fillojnë nesër në Prishtinë, në sheshin Skënderbeu.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0