Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Shpërblimet për sportistët në Kosovë më të larta se në shumicën e vendeve në rajon

08.03.2013 14:35:59

Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive kanë diskutuar sot për aktet nënligjore që lidhen me shpërblimet, pensionet dhe bursat për sportistët, e që është arritur pajtueshmëri për shumat dhe procedurat tjera për këto çështje. Hartimi i këtyre akteve është vlerësuar lartë nga krerët e federatave, duke thënë se me këtë do të rritet motive për sportistet dhe po ndjehet edhe më shumë mbështetja e shtetit për sportin.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi u shpreh se është e rëndësishme që kjo çështje, që është dashur para shumë kohe të kryhet, të përfundojë sa më shpejtë , dhe këtë me një pajtueshmëri të lartë. Ai ka thënë se shpërblimet që do të jepen në Kosovë, sipas këtyre akteve, janë më të larta se në vendet e rajonit. Ministri deklaroi po ashtu se shpërblimet, bursat dhe mbështetja e përhershme do të jenë një stimulim për të gjithë që të punojnë shumë për të arritur suksese por që edhe rezultatet e tyre do të shpërblehen në formën e merituar. Ai shtoi se MKRS-ja është duke punuar që ta rregullojë qartë edhe formën e financimit të Komitetit Olimpik  dhe federatave, duke menduar drejt një forme të atillë që këtyre mekanizmave të ju ndahet një buxhet vjetor nga shteti. Ministri Krasniqi ka kërkuar nga Komitetit Olimpik dhe federatat që të kenë një rol edhe me aktiv, pasi tashmë roli i tyre do të jetë kryesor në gjithë procesin e zhvillimit të sportit. Nga ky takim ka qenë pajtueshmëri e të gjitha palëve që Komiteti Olimpik i Kosovës, brenda këtij muaji bashkë me federatat të punojnë në rregulloren për kategorizim të sportit dhe sportistëve, ashtu siç e ka të rregulluar çdo shtet, dhe që është thelbësore edhe për mbështetjen që duhet të jepet. Pas kategorizimit u tha se duhet të punohet edhe në hartimin e procedurave dhe shumave për shpërblime në garat në nivel kombëtar. Shpërblimet me këto akte do të jepen për fituesit në garat zyrtare ndërkombëtare të federatave që janë anëtare të Sport Accordit. Rregulloret pas konsultimeve shtesë do të shkojnë në procedurat tjera në nivel qeveritar deri në miratim të plotë.

Nga ky takim, me propozim të ministrit Krasniqi, janë rritur shumat e shpërblimeve, mbështetjes së përhershme  dhe bursave.

Bursa për shpresat olimpike do të jetë 150 euro në muaj. Parashihet që të ndahen deri në 10 bursa në vit. Mosha e atyre që do të përfitojnë është nga 14 deri në 21.

Mbështetja e përhershme për sportistët kulminant do të jetë si vijon: 800 euro në muaj për fituesin e medaljes së artë olimpike, 600 për fituesin e medaljes së argjend olimpike, 500 për medaljen e bronztë olimpike. 600 euro do të jetë fituesin e medaljes së artë në Kampionat Botëror, 500 të argjendtë, 400 të bronztë. Ndërkaq për medaljen e artë në Kampionat Evropian pensioni do të jetë 500 euro, për të argjend 400 dhe për të bronztën 300 euro. Sportisti ka të drejtë të marrë këtë pension nga mosha 45 vjeçare, dhe nuk mund të marrë për të njëjtën medalje shpërblim edhe nga shtet tjetër.

Shpërblimet për medaljet e fituara:

Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror
Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian
Rekordi evropian – 40 mijë euro
Medalja e artë – 20 mijë euro
Medalja e argjendtë – 14 mijë euro
Medalja e bronztë – 8 mijë euro

Në drafte parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.

Sportistët e rinj që arrijnë rezultate në Lojëra Olimpike për të Rinj, Kampionate Botërore dhe Kampionate Evropiane në kategorinë deri në U23 shpërblehet  në masën 25 për qind të vlerës së përcaktuar më lartë  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0