Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Në Gjakovë nis Java Olimpike – gara të fëmijëve në disa sporte

31.05.2016 09:00:54

Ka nisur dje në Gjakovë ‘Java Olimpike’ për fëmijë, një aktiviteti ky i karakterit edukativo – sportiv që bashkë organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë.
Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila në fjalën e saj para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh.

“Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtë për drejtë në shëndetin e njeriut. Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.

Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.

Java Olimpike e cila ka nisur dje do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, çiklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping – pongun, gjimnastikën e të tjera.
Gjatë këtyre aktiviteteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.


Agjenda javore:


E martë 31 maj 2016
10:00 Gara në çiklizëm
10:00 Gara në bjeshkatari dhe orientim në natyrë
Lokacioni: Shkugëz


E merkurë 1 qershor
10.00 Kuiz sportiv
Lokacioni: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”
12:00 Garat në vrapim
Lokacioni “Qendra e Qytetit – Rruga “UÇK”
Ora 15:00 Garat në basketboll
Lokacioni Sh.F. “Zekeria Rexha”
Ora 15:00 Garat në volejboll
Lokacioni: Sh.F. “Zekeri Rexha”


E Enjte 02 qershor
Ora10:00 Garat në futboll
Lokacioni: Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve
Ora 10.00 Garat në Tenis
Lokacioni: Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”


E premte 03 qershor
Ora 10:00 Garat ne not
Lokacioni: Pishina “Nertili”
Ora 10:00 Garat në Ping Pong
Lokacioni: Pallati i Sporteve “Shani Nushi”
Ora 14:00
Garat në Xhudo
Prezentim i Majlinda Kelmendit
Lokacioni: Sheshi “Ali Podrimja”

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0