Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Çiklizmi e bjeshkataria shënojnë ditën e dytë të Javës Olimpike në Gjakovë

31.05.2016 21:51:07

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aktivitetet sportive në kuadër të Javës Olimpike, e cila ka nisur dje nën organizimin e komunës së Gjakovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sipas agjendës së përpiluar nga organizatorët, në ditën e dytë të evenimentit, janë zhvilluar aktivitete në dy sporte, në çiklizëm dhe në bjeshkatari. Në çiklizëm janë zhvilluar gara në disa disiplina, me pjesëmarrës nxënësit e shkollës “Fehmi Agani”.

Nga ana tjetër, në sportin e bjeshaktarisë, rreth 50 nxënës, po ashtu nga shkolla “Fehmi Agani”, të udhëhequr nga anëtarët profesionistë të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Pashtriku”, kanë zhvilluar një ecje të organizuar, ndërsa që kanë pasur mundësi edhe të dëgjojnë ligjërata e të bëjnë pyetje lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me bjeshkatarinë ecjen rekreative, orientimin në natyrë, ambientin e të tjera.

Në të dy sportet, nxënësit kanë treguar njohur të kënaqshme, por edhe dëshirë e interesim për të mësuar më shumë, sidomos për sportin e bjeshkatarisë, një sport ky me dimensione mjaft të gjëra dhe interesante.

Ndryshe, Java Olimpike do të vazhdojë edhe nesër, me ç ‘rast është paraparë që nxënësit të të masin forcat e tyre në vrapim, basketboll dhe volejboll. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0