Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbahet dita e tretë e Javës Olimpike në Gjakovë

02.06.2016 10:04:01

Dita e tretë e Javës Olimpike që po organizohet në Gjakovë ka nisur me një kuis të diturisë që për temë kishte sportin. 

Nxënësit nga shkolla të ndryshme kanë treguar aftësitë e tyre në këtë teme, duke qenë mjaft të suksesshëm në gjetjen e përgjigjjeve për sportet olimpike, kampionët në këto sporte e të tjera, njofton Klan Kosova. 

Dita ka vazhduar në qendër të qytetit ku edhe është mbajtur gara në vrapim, me pjesëmarrjen e rreth 100 fëmijëve të moshës 10 deri 12 vjeç. 

Gjithashtu udhëheqësi i grupit “Gërmia 555”, Ukë Gashi, u ka folur fëmijëve nëpërmjet një ligjerate për triatlonin, përkatësisht bashkimin në një garë të sporteve të notit, vrapimit dhe çiklizmit. 

Kurse për atmosferën që tërë kohës ka qenë sportive janë përkujdesur trajnerët e klubeve gjakovare në basketboll dhe volejboll të cilët në ambientin e shkollës “Zekeria Rexha” kanë organizuar mini-kampe dhe gara në këto sporte. 

 Në këtë ambient me organizim të Shoqatës “Hendikos” është mbajtur edhe një paraqitje e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët po ashtu kanë paraqitur aktivitetet e tyre sportive, aktivitete këto që janë përcjellur me interesim të madh nga të pranishmit.

Burimi: Klan Kosova

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0