Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Moment kthese për sportin kosovar

03.05.2013 13:11:18

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, e ka mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila të enjten e ka miratuar rregulloren për shpërblime shtetërore për sportistët me rezultate kulmore, për mbështetje të përhershme për sportistët kulmorë, si dhe rregulloren për bursa për shpresat olimpike dhe paraolimpike.

Kreu i sportit kosovar e ka konsideruar këtë vendim si një moment kthese për sportin kosovar, për të cilin është folur shumë pak në Parlament në Kosovën e pasluftës.

“Konsideroj se është një moment kthesë në sportin e Kosovës, sepse me këtë vendim ju shpërblehet djersa dhe mundi sportistëve që më parë kanë arritur medalje në arenën ndërkombërtare, e që deri tash nuk kanë pasur shpërblime”, deklaroi fillimisht Hasani për Express.

“Po ashtu, tash e tutje do të vlerësohet puna e sportistëve dhe garuesve, të cilët do të arrijnë medalje në të ardhmen në kampionatet evropiane dhe botërore”, vijoi ai.

Hasani mendon se pas këtij vendimi, numri i të rinjve që do të merren me sport në Kosovë do të rritet, pasi tash e tutje ata do ta dinë se sukseset të cilat mund t’i arrijnë, do t’ju sillnin profit.

“Kjo do të ndikojë që të rritet interesimi i të rinjve për t’u marrë me sport dhe ata do të jenë të ndihmuar edhe nga familjarët”, përfundoi Hasani.

Sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që merren me sport, e kanë konsideruar një hap të duhur atë të Qeverisë, pasi tash e tutje, të jesh një sportist në Kosovë, aq më shumë me suksese ndërkombëtare, ja vlen.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0