Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Në 12 komuna Panairi i Sportit- presidenti Hasani fton të rinjtë të merren sa më shumë me sport

23.06.2016 14:29:19

Në 12 komuna të Kosovës sot është mbajtur Panairi I Sportit, një ngjarje që synon të motivojë të rinjtë të merren me sport. Presidenti Besim Hasani ishte në Gjilan në hapje të panairit.


Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, është hapur të enjten Panairi i Sportit, ku kanë marrë pjesë 14 klube me 350 fëmijë të angazhuar shkollat sportive të Gjilanit.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, duke thënë e edhe sa ishte ministër ka kontribuar shumë që sporti kosovar të ndërkombëtarizohet.   


“E falënderoj këshillin organizativ, në veçanti kryetarin e Komunës për këtë organizim kaq të mirë kaq masiv, i cili përputhet me planin strategjik të Komitetit Olimpik për masivizimin e sportit. Sporti ka rëndësi, jo vetëm për shoqërimin e të rinjve, por ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit. Ne jemi në vitin  e Olimpiadës, ku Kosova merr pjesë me 7 sportistë me gjasa reale që të fitojmë medalje, unë  shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë fëmijët që të fillojnë të merret me sport”, ka thënë Hasani.


“Sot është një ditë e rëndësishme e shënuar për ne sepse Komiteti Olimpik është anëtar i barabartë dhe pjesëmarrës i garave olimpike. 350 fëmijë të grupmoshave të ndryshme prej çerdhes e deri në akademitë shkollore sot marrin pjesë dhe shumica e tyre kanë talent të veçantë, ekipe sportive dhe sportist individual që kanë sjellë trofe në Gjilan”, ka thënë në ceremoninë e  hapjes së panairit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.


 Haziri paralajmëroi se se pas kësaj ditë të shënuar, në Gjilan pritet që të vie edhe kampi i klubit të futbollit Juventus.


“Qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport. Ju uroj ditën olimpike dhe besoj shumë që njëri prej jush shumë shpejt do të jetë në gara olimpike një botë dhe do të na gëzoj me suksese. Ju inkurajoj që të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet sportive sepse sporti është shëndet. Pas kësaj ditë të shënuar, ju njoftoj se në Gjilan pritet që të vije edhe kampi i gjigantit italian të futbollit, Juventus, i cili do të hulumtoj talentët e rinj të futbollit”, ka theksuar kryetari Haziri.   


Panairi i Sportit është organizuar nga Njësia Për Sport e Komunës së Gjilanit mbetet i hapur nga ora 9:00-15:00.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0