Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike

18.07.2016 14:04:14

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani është takuar sot me Ministrin i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e njoftoi ministrin Shala me përgatitjet që janë bërë gjer me tani, me përbërjen Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili, siç u shpreh ai do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës.

Kryetari Hasani më tej u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.

Ai më tej e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sportit të Kosovës; përkrahje kjo që ka rezultuar me krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e sportit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje tejet të rëndësishme të sportit botëror, dhe shtoi se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit të Kosovës.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0