Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova në RIO: Presidenti i KOK Z. Besim Hasani takohet me Kryeministrin e vendit Z. Isa Mustafa.

21.07.2016 12:02:18

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga startimi i Lojërave Olimpike RIO 2016, eventi më i rëndësishëm i sporteve, ndjeshëm është rritur edhe emocioni dhe gjendja e përgjegjshmërisë për Ekipin Olimpik të Kosovës të cilët për herë të parë ngrenë flamurin në RIO.  

Në axhendat e paravendosura, sot Z. Hasani President i Komiteti Olimpik të Kosovës, është pritur nga Kryeministri Z. Isa Mustafa, në ambjentet e kryeministrisë. Një takim i cili vjen në vazhdën e shumë të tillëve në instancat shtetërore të Kosovës, të cilat janë mbështetësit dhe bashkëvepruesit për një paraqitje sa më dinjitoze në këto Lojëra Olimpike, të parat për Kosovën.  

Është një ngjarje historike e cila ka bashkuar të gjithë faktorët, qofshin politikë apo partnerët e bizneseve, duke sjellë kështu një përgatitje e cila vjen me mbështetje të fuqishme për KOK, sportistët pjesëmarrës dhe delegacionin e Kosovës.  

Janë vitet e stërvitjes së këtyre sportistëve, djersa dhe përkushtimi, që sot shohim Kosovën rrugës për në RIO, krenarë dhe me vetëbesimin e kthimit në shtëpi me medalje.  

 Z. Hasani ka informuar Z. Mustafa për ecurinë e deritanishme, si dhe për përmbylljen dhe përgatitjen e rrugëtimit drejt Brazilit.

 Edhe një herë, kryeministria konfirmon mbështetjen dhe krenarinë e të qenit të gjithë së bashku në drejtim të RIO, të gjithë së bashku me synimin e pjesëmarrjes në nivelet më të larta dhe kthimit me fitore dhe medalje në Kosovë.

Zyra për Shtyp 

Komiteti Olimpik i Kosovës 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0