Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Shteti shpërblen me 8 mijë euro Majlindën, 4 mijë Kukën

15.05.2013 10:46:58

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi i ka ndarë sot edhe solemnshit shpërblimet për xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj Driton Kuka, për medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Evropian të Xhudos në Budapest. Bazuar në Rregulloren për Shpërblimet për Sportistët kulminant, Majlinda Kelmendi ka marrë shpërblim prej 8 mijë eurove, ndërkaq Driton  Kukës 4 mijë euro.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u mbajt në MKRS e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Në fjalën e tij, Ministri Krasniqi tha se ky moment shënon një fillim të ri për sportin, pasi për herë të parë në mënyrë zyrtare dhe shtetërore një sportist dhe një trajner marrin shpërblim për suksesin e arritur. Ai ka thënë se me krijimin e bazës ligjore për shpërblime, mbështetje të përhershme dhe bursa për shpresat olimpike dhe paraolimpike, po rritet vullneti i sportistëve për punë dhe suksese më të mëdha.

Ministri ka përgëzuar Majlinda Kelmendin dhe Driton Kuken, për punën e madhe që kanë bërë në gjithë këto vjet, e që ka ndikuar shumë në hapjen e dyerve për sportin e Kosovës. “Dua që njerëzit, veçanërisht të rinjtë ta shohin Majlindën si një model e cila është lindur këtu, është rritur këtu, është trajnuar këtu, ka sakrifikuar këtu, këtu ka arritur këtë nivel që ka dhe këtu vepron, shkon në gjithë botën dhe kthehet prapë në Kosovë dhe Kosova përkujdeset për të”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, xhudistja Majlinda Kelmendi tha se ndjehet shumë  lumtur për shpërblimin. “Sigurisht që jam shumë e lumtur sot jo vetëm për shpërblimin por sot është një ditë historike për gjithë sportistët kosovarë. E ceku edhe ministri më herët, se asnjë sportist tashmë nuk do të jetë i varur prej dëshirës apo vullnetit të një ministri apo ndonjë institucioni të caktuar por të gjithë sportistët aty ku jam edhe unë do të varemi thjeshtë nga forcat tona, nga vetvetja apo na sukseset tona. Jam shumë e lumtur për shkak se e di sa ka punuar trajneri im bashkë me ministrin këto dy vitet e fundit. E di që nuk ka qenë aspak e lehtë kjo”, ka thënë ajo.

E trajneri i saj Driton Kuka tha se ky sukses në Kampionatin Evropian dhe shpërblimi që po ndahet është një punë dhe meritë e gjithë njerëzve që për këto dy vjet kanë punuar shumë që sporti të ecë përpara.

“Besoj që sot ka qenë një ditë e madhe për sportin,  për sportistët, për trajnerët dhe për të gjithë ata që përkushtohen në sport sepse tash nuk do të varet nga njerëz të cilët me siguri që politika gjithmonë do t’i ndërrojë por një ditë e madhe për vet ministrin sepse ky do të mbetet në histori si njeriu i parë i cili e ka promovuar sportin e Kosovës në mënyrën më të mirë dhe i cili e ka shty me shumë telashe e probleme.

Ne e dimë të gjithë që Kosova ka shumë probleme, e dimë që është një shtet shumë i ri, me shumë sfida edhe në këto rrethana që të arrihet të bëhet një ligj kaq i mirë për sportin unë me të vërtet jam shumë i kënaqur dhe pothuajse nuk po kam shumë tekst, por megjithatë jam shumë i gëzuar jo vetëm për këto shpërblime por kjo është edhe një udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0