Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova në RIO: Pritje e Presidentit të Republikës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Drejt Shkëlqyeshmërisë në RIO2016 Së Bashku.

21.07.2016 12:18:10

\"Është gjithnjë \'E Pamundur\', derisa të kryhet.\" Kjo është motoja që ka udhëhequr drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin dhe njerëzit që kurrë nuk u lodhën së bashkëpunuari për këtë vizion, në rrugëtimin 20 vjeçar drejt aspiratës për njohje me të drejta të plota të Kosovës në Lëvizjen Olimpike Botërore dhe në ëndrrën që Sportistët Olimpistë të Kosovës të frymëzonin ditët e tyre drejt Medaljes Olimpike. 

Sot, Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Presidenti i KOK Besim Hasani, shtrëngojnë duart për \'Kryerjen\' e përgatitjes së të parit delegacion Olimpik të Kosovës në Lojëra Olimpike Verore, dhe pikerisht në atë të edicionit të 31-të të Lojërave Olimpike, \"RIO2016\". 

Kosova me sportistët më të mire të saj, ka perjetuar këto muaj të gjitha proçeset komplekse dhe vendimmarrëse që i diktohen KOK nga rregullat strikte të organizatorëve të Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike \"RIO2016\" dhe parimeve të Familjes Olimpike Botërore. Bordi Ekzekutiv dhe Presidenti i KOK duke bashkëvepruar dhe bashkëkorresponduar me të gjitha palët partnere në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar po kristalizojnë nje proçes sfidues dhe dinjitoz të pjesëmarrjes së parë të Kosovës në Lojërat Olimpike. 

Presidenti Thaçi është shprehur se pjesëmarrja në Rio është fitorja e parë Olimpike e Kosovës. 

 “Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Ndërsa Z. Hasani ka theksuar se Kosova synon medalje, por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike.

“Unë ju falënderoj edhe për gatishmërinë tuaj, që gjatë këtyre ditëve, kampanjën për promovimin e ekipit olimpik të Kosovës ta bëjmë në bashkëpunim, në koordinim edhe me juve, edhe me kryeministrin, edhe me ministrin e sportit, sepse kjo ngjarje ka rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, por besoj edhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Hasani. 

Do të jetë java e fundit e Korrikut që shënjon përcjelljen protokollare të Ekipit Olimpik nga autoritetet më të larta të vendit, dhe kur ekipi të niset, Kosova do të përcjellë për në këtë garë të mrekullueshme të shkëlqyeshmërise 8 sportistët më të mirë të saj në sportet: Xhudo, Atletike, Not, Shenjëtari, dhe Çiklizëm. 

Kosova në Rio! Ky është realiteti ynë tashmë. Në RIO për Medalje, ky është objektivi ynë tashmë!  

 Jemi të gjithë kampione, dhe kjo falë familjeve të Kosovës, sportistëve të padorëzuar ndaj vështirësive, trainerëve që mundohen e japin aq shumë nga jeta e tyre, partnerëve që na besojnë tek premtimet tona për këtë gjë, Klubeve Sportive, Komunave, Federatave Kombëtare, Medias, Akademikëve, Ministrise se Sportit dhe Ndërkombëtareve! Është gjithnjë e mundur, kur me punë të madhe, më zemër të bardhë, me ambicie e vizion, punohet së bashku, sipas rregullave dhe lojës së ndershme.

Kosova shënjon pjesëmarrjen e parë në Histori në Lojërat Olimpike! Sportistët Olimpikë jane Kosova! Janë ekselenca dhe ne jemi të gjithë mirënjohës, mbështetës dhe frymëzues të tyre. Sporti është ambasadori më i mirë! Së bashku drejt Ekselencës dhe asgjë nuk është më e pamundur! 

Zyra për Shtyp 

Komiteti Olimpik i Kosovës  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0