Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Njihuni me Qëndrim Gurin, çiklistin nga Kosova që niset për në Rio

25.07.2016 11:28:22

Ky nuk është prezantimi i parë ndërkombëtar, por është maja e karrierës së tij që prej se ka nisur që me biçikletën e tij të bëjë gara në Kosovë. 

Ky është Qëndrim Guri, që do të jetë në mesin e 8 sportistëve të nga Kosova që do të shkojnë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ka lindur në vitin 1993 në Ferizaj dhe prej vitit 2008 ka nisur garat në çiklizëm.  

Ai ka shënuar shumë suksese në Kosovë dhe ka prezantime ndërkombëtare. Është vet biçikleta ajo që e motivon atë që të merret me sport. 

“Unë merrem me çiklizëm prej vitit 2008. Motivi, mbi të gjitha e dua biçikletën dhe çiklizmi është një sport bujar individual dhe ka të bëjë me një përgatitje të mira fizike. Biçikleta është motiv në jetën time sepse me ka bërë te shëtis boten dhe te shoh shume kultura botërore”, thotë ai. 

Guri ka shënuar këto suksese deri më tani: 

4-Vite me radhë kampion (junior) i Kosovës 3-Vite me radhë kampion (senior)  

Vendi i 3 ne Maqedoni-Kupa e Maqedonisë

Vendi i 2 ne Shqipërisë –kupa “AGIM TAFILI” 

Vendi i 1 ne Kupën e Shqipërisë 

Fitues i rrethit çiklistit “Tour de Kosovo” dhe fitues i 2 etapave -2010-2011 

 Pjesëmarrës për here te pare ne Lojërat Europiane “BAKU 2015”.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0