Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lumi dhe Rita, notarët e Kosovës në Rio

26.07.2016 12:17:00

Kosova mund të mos ketë detin por ka notarë pasionantë dhe të suksesshëm në shumë gara. Dhe jo rastësisht janë dy notarë që nga Kosova shkojnë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Lum Zhavelli dhe Rita Zeqiri në disiplina të ndryshme do të tentojnë të shënojnë sukses të madh në karrierën e tyre dhe për vendin e tyre.

Të dytë kanë lindur në Prishtinë dhe tash e sa kohë merren me not duke e përfaqësuar vendin në gara të ndryshme botërore por edhe duke qenë kampionë të Kosovës.

Rita Zeqiri është 21 vjeçare dhe fytyra e saj ka qenë shpesh një imazh për vendin. Ajo ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare dhe është kampione e shumëfishtë e Kosovës. Në Rio ajo do të garojë në disiplinën 100 metra shpinë.

Lum Zhavelli, një 26 vjeçar synon të arrijë suksese në garat më të mëdha botërore të sportit. Ai kishte përfaqësuar vendin në Kampionatin Botëror të Notit në Kazan të Rusisë. Në Rio Lumi do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

“Kurorëzimi i të gjitha sukseseve, synimeve, dhe realizimi i ëndrrave si sportistë. Për Kosovën po hapet një faqe e re në historinë e sportit dhe shpresoj se do të jetë nxitës për gjeneratat tjera për arritjen e rezultateve kulmore në sport”, thotë Lum Zhavelli për pjesëmarrjen ne Rio.

Ndërkaq Rita Zeqiri ndjehet shumë krenare për të këtë të arritur dhe premton se do të japë maksimumin.


“Pjesëmarrja ne Rio është një fitore e madhe për mua personalisht por ne përgjithësi edhe për rrethin, familjen dhe gjithë ata që kanë qene pranë meje për 11 vite karriere sportive. Ne kemi bërë maksimumin në rrethanat ekzistuese dhe kjo na bënë të ndihemi mirë dhe krenarë  për paraqitjen historike të ekipit të Kosovës”, thotë ajo.

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0