Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova në Lojërat Olimpike, prezantohen uniformat

29.07.2016 16:59:44

Ekipi Olimpik i Kosovës ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016. Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit.


Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje.


“Ta shijojmë momentin, të japim maksimumin mos të merremi me fjalët. Edhe presidenti erdhi, ndërsa ne kemi punën tonë”, tha Kelmendi.
Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vet pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën.


Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

 

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0