Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Dy pulla postare për nder të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike

29.07.2016 17:34:45

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim dy pulla postare për nder të pjesëmarrjes së parë të sportistëve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike.
Presidenti Besim Hasani falënderoi Posten e Kosovës për këtë dedikim dhe respekt ndaj sportistëve olimpikë, duke thënë se kjo dëshmon për përkrahjen që kanë dhe duhet ta kenë sportistët në Kosovë, si ambasadorët më të mirë të vendit.
Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha ka prezantuar edicioni e ri të pullave në një ceremoni të mbajtur së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Kryeshefi ka përgëzuar KOK-un dhe të gjithë sportistët që pas një rruge të gjatë e të mundimshme arritën të realizojnë ëndrrën e tyre për pjesëmarrje të barabartë në Rio 2016.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për suksesin e sportistëve kosovarë, kryshefi Hoxha u ka dhuruar presidentit të KOK-ut, Besim Hasani dhe kampiones Majlinda Kelmendi, pullat postare të punuara në pllakë bronzi. Gjithashtu, ekipit olimpik i janë dhuruar njëqind pulla postare.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0