Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

01.08.2016 21:35:13

Prishtinë, 29 korrik 2016 –  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni solemne, ia ka dorëzuar flamurin shtetëror ekipit olimpik që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, në Brazil.
Ceremonia u zhvillua në amfiteatrin e parkut kombëta “Gërmia”, në Prishtinë, në prani të qindra sportistëve e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore e të mysaforëve të nderit, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori amerikan, Greg Delaëie.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një fjalë rasti, tha se kjo është një ditë që e ka pritur gjatë populli i Kosovës, sidomos komuniteti i sportistëve të Kosovës.
“Kosova po shkon në Lojërat Olimpike si kampione, me 8 sportistë. Ne po dërgojmë në Rio kampionë të vërtetë. Çdo rezultat për ne është fitore olimpike”, tha Hasani.
Ai tha se Kosova është vend i talentëve në shumë sporte dhe falenderoi çdo individ që ka kontribuar në rrugëtimin e Kosovës drejt lojërave olimpike.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e dorëzimit të flamurit, falënderoi olimpistët për realizimin e ëndrrës së kosovarëve. Ai theksoi se vetë prezentimi i ekipit kosovar në Lojërat Olimpike është fitorja e parë olimpike e Kosovës.
“Pas shpalljes së pavarësisë sonë, qëllimi ynë kryesor nuk ishte vetëm njohja e shtetit por edhe ndërkombëtarizimi i sportit”, tha Thaçi.
“Ju sportistët jeni ambasadorët më të mirë të vendit. Ju falenderoj për realizimin e ëndrrës së përbashkët. Do të jemi bashkë në Rio, me flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.
Më pas ai ia dorëzoi simbolikisht Flamurin e Republikës së Kosovës, kampiones botërore në xhudo, Majlinda Kelmendit.
Presidenti Thaçi i dekoroi olimpistët kosovarë me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, ndërsa Majlinda Kelmendin e dekretoi “Ambasadore nderi”.
Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, në Brazil, Kosovën do ta përfaqësojnë tetë sportistë: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist).

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0