Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i AIBA, Z. Ching – Kuo Wu - Leter Falenderuese per Mikepritjen Presidentit te KOK Z. Hasani

08.11.2016 15:42:39

Presidenti i Asociacionit Nderkombetar te Boksit, njeherazi anetar i IOC EB, Z. Ching – Kuo Wu, i ka derguar nje leter falenderimi per mikepritjen Z. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik te Kosoves.

Luzanë, 8 Nëntor 2016

Z. Besim Hasani  

President  

Komiteti Olimpik i Kosovës  

 I dashur President Hasani,

Dëshiroj t’ju falenderoj për mikëpritjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim në Prishtinë përgjatë fundjavës që lamë pas. Ishte nder dhe privilegj të festonim Dy vjetorin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të takoheshim me Kryeministrin, Isa Mustafa.

Ishte një mundësi speciale që të ndiqnim Kampionatin e Boksit për të Rinj dhe jam shume i inkurajuar nga aftësitë dhe korrektësia sportive që u shfaq gjatë këtij kampionati.  

Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës nga KON ishte vërtetë një arritje e jashtëzakonshme në të cilën ju luajtët një rol kyç. Darka Gala ishte një event special e cila shënoi këtë përvjetor dhe u preka shumë nga dokumentari i cili detajoi disa nga sfidat që ju i keni kapërcyer me sukses. Ju jeni me të vërtetë legjendë në të gjithë vendin tuaj.  

Do doja edhe një herë të shprehja falenderimet e mia të sinqerta për ju dhe për të gjithë në Komitetin Olimpik të Kosovës, në mënyrë të veçantë Presidentit të Federatës Kombëtare të Boksit Z. Ramadan Selimi dhe Sekretarit të Përgjithshëm Z. Mehmet Bogujevci. Jam i bindur që angazhimi juaj për Komitetin Olimpik të Kosovës do të sigurojë zhvillim të vazhdueshëm dhe suksese në vitet e ardhshme.  

 Ju uroj shëndet dhe lumturi, dhe mirëpres takimin tonë të ardhshëm.

I juaji sinqerisht,  

Ching – Kuo Wu  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0