Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK nderohet me Çmimin e Arritjeve ne Galane Vjetore te ANOC 2016

16.11.2016 12:12:01

Komiteti Olimpik i Kosovës, përfaqësuar nga Presidenti Z. Besim Hasani shoqëruar nga Fituesja e Medaljes së Artë në RIO 2016 Majlinda Kelmendi, Trajneri Z. Driton Kuka morën pjesë në Galanë vjetore të ANOC që u mbajt në DOHA në Katar. Komiteti Olimpik i Kosovës ishte një prej Komiteteve Olimpike që u nderua me trofe nga kjo platformë Ndërkombëtare.  

 Në takimin vjetor të Komiteteve Olimpike, “2016 ANOC Award” morën pjesë të gjitha NOC botërore të Lëvizjes Olimpike duke u bashkuar kështu së bashku për të nderuar dhe festuar arritjet më të mëdha sportive në Lojrat Olimpike RIO 2016.

Ky event i organizuar nga Komiteti Olimpik i Katarit, tregoi forcën sportive për të bashkuar kombe dhe kultura të ndryshme si delegatë nga 205 NOCs .  

Komiteti Olimpik i Kosovës u nderuar me trofe Suksesi për Medaljën e Parë Olimpike RIO 2016. Çmimi u dorezua nga Z. Janez Kocijancic - President Aktiv i EOC dhe pranua nga Presidenti i KOK Besim Hasani dhe Sportistja Majlinda Kelmendi. Në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm edhe trajneri i Kelmendit Driton Kuka dhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.  

 Majlinda Kelmendi për Inside the Games: “Isha shumë e emocionuar që i solla Kosovës medaljen e parë Olimpike pasi KOK u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar para dy vjetësh. Të jesh kampione Olimpike është gjithmonë një arritje fantastike, por për mua ishte edhe më emocionuese duke qenë se po prezantoja për herë të parë vendin tim në një event kaq të madh siç janë Lojrat Olimpikëe. Dua të jem dikush të cilën njerëzit e respektojnë dhe Trofeu i ANOC do të më ndihmojë që të shpërndaj vlerat Olimpike në shtëpi.

 Në vijim Majlinda gjithashtu deklaroi: “Personi i cili i meriton më së shumti meritat për këtë arritje është Marius Vizer. Ai ishte personi i parë që vizitoi Kosovën dhe u mundua të na ndihmonte. Ai ka qenë me ne në të gjithë udhëtimin e kryer . Faleminderit Z. President, një million here faleminderit”

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0