Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen konstituive dhe mori disa vendime

30.12.2016 13:09:43

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, ka mbajtur dje mbledhjen e parë, në të cilën ka diskutuar një sërë çështjesh, si dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme.


Fillimisht, bordi ka vlerësuar procesin zgjedhor në KOK, si një proces transparent dhe demokratik, të bazuar në statutin e KOK-ut dhe Kartën Olimpike. Bordi ka falenderuar të gjithë delegatët dhe federatat anëtare të KOK-ut për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në mbarëvajtjen e procesin zgjedhor në KOK dhe në federatat përkatëse.


Tutje në këtë takim bordi ka marrë vendim për përgatitje intensive për pjesëmarrjen e Kosovës në Festivalin Evropian Olimpik Dimëror që do të mbahet në muajin shkurt në Erzurum të Turqisë. Për këtë eveniment, koordinimi kryesor do të bëhet me Federatën e Skijimit të Kosovës.


Po ashtu, me unanimitet, bordi ka përcaktuar listën prej 10 sportistëve të rinj që do të marrin bursë prej 150 eurosh nga Ministria e Sportit, si shpresa olimpike të Kosovës, gjatë vitit 2017.


Në takim është diskutuar edhe për organizimin e disa seminareve dhe kurseve për federatat sportive të Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre menaxheriale dhe organizative, si dhe avancimit të trajnerëve.


Gjithashtu, janë diskutuar edhe çështje të tjera në lidhje me organizimin sportiv në vend, si dhe prezantimin në arenën ndërkombetare.


Bordi Ekzekutiv i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme përbehet nga: Presidenti Besim Hasani, Nënpresidëntët Memli Krasniqi, Fadil Vokrri, Shasivar Haxhijaj dhe Gazmend Maxhuni, si dhe anëtarët Majlinda Kelmendi, Agron Kuka, Avni Nuha, Vjollca Krasniqi, Shqipe Bajqinca, Shqipe Zogiani, Ramadan Selimi, Agron Mala, Imer Rama dhe Besire Domaniku.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0