Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federata e Olimpiadës Speciale të Kosovës dhe perfaqësuesit e Olimpiadës Speciale Ndërkombëtare vizituan KOK-un

24.01.2017 15:58:17

Komitetin Olimpik te Kosoves me daten: 24 Janar, 2017 e vizituan perfaqesuesit e Olimpiades Speciale Ndërkombëtare: David s. Evangelista, nënkryetar, Global Development and Covernment Relations; Martha Jo Braycich, Senior Director, Community Impact Initiatives, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësuesit e Olimpiadës Speciale të Kosovës: Igbale Potera, Presidente e Olimpiadës Speciale të Kosovës; Drita Dushi, Drejtoresh ekzekutive e Olimpiadës Speciale të Kosovës; Kimete Bekaj, Drejtoresh sportive e Olimpiadës Speciale të Kosovës  dhe Kushtrim Veseli, Atlet.

Z. David, uroj z. Hasanin, Presidentin e KOK-ut për kontributin e dhënë në njohjen e KOK-ut nga KON-i, uroj për suksesin e Majlinda Kelmendit në LO Rio 2016, ku ajo fitoi medalen e artë. Ai po ashtu e falenderoi Presidentin Hasani për përkrahjen e Olimpiadës Speciale të Kosovës.

Presidenti  i falenderoj musafirët për vizitën në Kosovë dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe ju premtoi se KOK do të mbështes Olimpiadën Speciale të Kosovës, posaҫërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve të Burimeve njerëzore. Në këtë drejtim Presidenti Hasani, theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejmë të Olimpiadës Speciale të Kosovës dhe menaxhimin e saj sipas planit  strategjik I cili do të hartohet nga komuniteti i Olimpiadës Speciale të Kosovës, i mbeshtetur nga KOK. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0