Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm dhe miraton Rregulloren për laureatët e vitit në sport

29.01.2017 20:34:37

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosvës ka mbajtur dje mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar Rregulloren për shpalljen e laureatëve të vitit në sport dhe me këtë rast është caktuar data 22 shkurt 2017, kur edhe do të shpallen më të mirët e vitit 2016 në të gjitha sportet e Kosovës, sipas procedurave dhe kritereve që parasheh rregullorja. Çdo vit KOK duke u bazuar ne këtë rregullore për nder të pëvjetorit të pavarësisë se shtetit të Kosovës do të shpallë:•    Sportistin e vitit,
•    Sportisten e vitit,
•    Kombëtaren më të mirë tek mëshkujt,
•    Kombëtaren më të mirë tek femrat,
•    Trajnerin më të mirë,
•    Shpresa më e mirë tek mëshkujt
•    Shpresa më e mirë tek femrat, si dhe
•    Çmimin special që do të jepet në raste të veçanta për personalitete te veçanta, që dhënë kontribut të veçantë gjatë vitit për sportin e Kosovës.
Po ashtu, me propozimin e presidentit të KOK-ut, siç e parasheh edhe statuti, Bordi Ekzekutiv ka marrë vendim për zgjedhjen e Shasivar Haxhijajt, Sekretar i Përgjithshëm i  Komitetit Olimpik të Kosovës. Haxhijaj në mandatin e kaluar ka qenë nënkryetar i parë i KOK-ut, e ndërkaq në Asamblenë e fundit të KOK-ut u zgjodh si nënkryetar i tretë.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet e fundit që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës në Festivalin për të rinj në skijim që do të mbahet në Erzurum të Turqisë, EYOWF Erzurum 2017.
Bordi Ekzekutiv ka diskutuar në këtë mbledhje edhe një serë temash dhe ka marrë vendime me qëllim të organizimit dhe funksionimit më të mirë të KOK-ut, federatave dhe sportit në përgjithësi në vend. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0