Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sportistët kosovarë nisen për në Erzurum.

11.02.2017 06:48:11

Delegacioni i Kosovës, në përbërje të pesë sportistëve, është nisur për në Erzurum të Turqisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 13-të të Festivalit Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, nga 12-17 shkurt.

Katër skitarë në disiplinat alpike dhe një snouborder do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje sportive për të rinj.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një Festival Dimëror si ky.

Lista e delegacionit të Kosovës në Erzurum:
Jeton Rudari, shef i misionit
Muhamet Dresha, zyrtar
Kushtrim Deva, trajner i skijimit alpik
Ernest Sefaj, trajner i skijimit alpik
Renato Laci, trajner snowboard
Adea Haxhidauti, skijim alpik�Lyra Hoxha, skijim alpik�Arbi Pupovci, skijim alpik�Vernor Gjurkaj, skijim alpik�Grenita Grazhda, snowboard

Besim Hasani, Kryetar i KOK: Kosova është krenare që mund të marrë pjesë me pesë sportistë dhe kjo ngjarje do të shërbejë për të fituar përvojë për PjongChang 2018 (Lojërat Olimpike Dinmërore). Deri atëherë, këta sportistë do të kenë mundesi që të përgatiten për këto lojëra.
Pritjet tona janë reale. Nuk presim medalje, por këta sportistë të paraqiten sa më mirë.

Emin Dushullovci, Sekretar i Federatës së skijimit: Kemi ushtruar në tri etapa në tri qendra të ndryshme të skijimit, si në Bogë, Arxhenë dhe në Brezovicë. Pres sukses nga garuesit. Jam i bindur që do të kemi sukses.

Kushtrim Deva, trajner: Në tri kampe stërvitore, kemi dhënë maksimumin. Nuk duhet të presim diçka shumë. Fëmijët do ta japin maksimumin e tyre.

Vernor Gjurkaj, skitar: Kemi pasur trajnim të mirë. Jemi të gatshëm për gara. Do ta japim maksimumin.

Gjatë muajit korrik të këtij viti, Kosova do të marrë pjesë edhe në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të rinj, në Gjyr (Gyòr) të Hungarisë.

Zyra për medie e KOK.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0