Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Përfundoj me sukses aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

06.04.2017 15:02:00

Të pranishëm ishin Departamenti i Sportit, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, mësimdhënës, drejtorë të shkollave, mediat elektronike dhe të shkruara, prindër, përfaqesues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe qytetarë të rastit. Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e komisionit znj. Shqipe Zogiani dhe ju dëshiroj mirëseardhje dhe falenderime për bashkëpunim të shkëlqyer në emër të Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës Z. Besim Hasani, ndërsa hapjen zyrtare e bëri Drejtori i Departamentit të Sportit Z. Ibër Alaj. Dita e paqës dhe zhvillimit ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme, fillimisht u hap ekspozita me punimet e nxënësve të shkollës fillore ,,Ismajl Qemajli" ku kishin shprehur njohuritë dhe talentin e tyre për sport nëpërmjet punimeve. Komisioni i vlerësoj dhe i zgjodhën tri punimet më të mira (fituesit u shpërblyen me mjete materiale)! Gjithashtu u bë edhe promovimi i sporteve të reja, gjuajtja me pistoletë laserike nga Federata e Pentatlonit Modern, në këtë garë morrën pjesë nga gjashtë nxënës të shkollave fillore të lindur në vitin 2008 vitit të Pavarsisë së Kosovës, gara u zhvillua nën udhëheqjen e Z. Jahë Sahiti dhe Z. Gazmend Maxhuni.

Shkollat fituese:

1. Meto Bajraktari

2. Gjergj Fishta

3. Naim Frashëri

 

Fituesit u shpërblyen me certifikata dhe medalje ndërsa për shkollat fituese u ndanë kupa. Edhe loja me frizbi ishte pjesë e aktivitetit të ditës së sotme, pasi që u zbavitën fëmijët KOK ndau edhe frizbi për ta. Për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë certifikata. Komiteti Olimpik i Kosovës felënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që kontribuan në mënyra të nderyshme: Departamentin e Sportit, shkollat fillore të komunës së Prishtinës, Komunën e Prishtinës, mediat elektronike dhe të shkruara, Federatën e Pentatllonit Modern, pjesëmarrësit dhe anëtarët e bordit ekzekutiv! 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0