Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

MKRS mbështet Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën për ciklin olimpik 2013 -2016

05.07.2013 17:15:17

Xhudistja Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka do ta kenë gjithë përkrahjen financiare për ciklin olimpik 2013 – 2016. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar të martën një Memorandum mirëkuptimi me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatën e Xhudos së Kosovës, përmes të cilit garantohet mbehstteja financiare për ekipin e Majlindës deri në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Me këtë Majlinda tashmë do të jetë në çdo garë si xhudiste nga Republika e Kosovës dhe synon që kështu të paraqitet edhe në Lojërat Olimpike.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka thënë se ky është një hap tejet domethënës që shteti po e bën në përkrahjen e sportistëve kulminant dhe në avancimin  tyre në garat ndërkombëtare. Ai tha se përkrahja për Majlindën dhe e ekipin e saj në asnjë rrethanë nuk ka qenë në pikëpyetje dhe se ajo vetëm do të vazhdoj të rritet, sikur që do të punohet në rritjen e investimeve në sport dhe subvencionim të federatave dhe sportistëve. Aktualisht xhudistja Kelmendi është e para në ranglistën botërore.

“Ky është një hap i jashtëzakonshëm, pasi që po e mbështesim një sportiste që na ka bërë krenarë si popull. Ne do ta mbështesim Majlindën, në rrugëtimin e saj drejt Olimpiadës së Rios dhe besojmë se ajo do të vazhdojë të korr suksese në karrierë”, ka thënë Ministri Krasniqi.

Trajneri Driton Kuka u shpreh i lumtur për mbështetjen katërvjeçare që do ta ketë ai dhe Majlinda në ciklin olimpik. “Sot padyshim është ditë e veçantë për sportin e Kosovës. Sportistët superiorë për herë të parë do të kenë përkrahjen e plotë të shtetit. Sot është lidhur një marrëveshje me domethënie shumë të madhe pasi që sportistja e vetme në Kosovë me arritje superiore, Majlinda Kelmendi, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare për punën tonë deri në Olimpiadën “Rio 2016” në Brazil. Është ditë e madhe që na motivon edhe më shumë. Ky është një lehtësim i madh për mua dhe në veçanti për Majlindën kur dihet se ajo është profesioniste dhe jeton prej sportit. Por tani e tutje ajo do të ketë vetëm një brengë dhe ajo do të jetë që të punojë sa më shumë për arritjen e sukseseve të tjera”, ka thënë Kuka.

Xhudistja Majlinda Kelmendi tha se tash e tutje do të punojnë në qetësi.
 
“E falënderoj shumë ministrin Krasniqi, pasi që nuk ka qenë aspak punë e lehtë për të, ajo që e ka bërë. Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, pasi kam pasur oferta të mira. Por, ndihem mirë që nuk i kam pranuar ato, ngase ministri po na përkrah ashtu siç jemi marrë vesh. Tash e tutje të gjithë sportistët do të jenë më këmbëngulës për të arritur suksese, pasi nuk do të dyshojnë për përkrahje”, theksoi Kelmendi.
 
Nënshkrimin e këtij memorandumi e kanë përshëndetur edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili beson se kjo do të jetë shtytje për të gjithë sportistët që të arrijnë suksese dhe të punojnë më shumë. Ndërsa kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka ka thënë se ky është një hap i madh për sportin kosovar, e veçanërisht për xhudon.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me këtë memorandum i ndanë  mjetet financiare në vlerë prej 120,000.00 ( njëqind e njëzetmijë ) euro për shpenzimet e për ciklin olimpik 2013-2016. Nga ana tjetër Komiteti Olimpik, Federata e Xhudos ,trajneri dhe sportistja do të punojnë në drejtim të përgatitjes sa më të mirë dhe prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës në të gjitha garat që lidhen me këtë cikël.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0