Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbi dy mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2017

25.05.2017 20:40:14

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Prishtinës, u shënua Dita Olimpike 2017, që mbahet për nder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare. Në aktivitetet e organizuara në Sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” morën pjesën mbi 2 mijë fëmijë të lindur në Vitin e Pavarësisë (2008) së Republikës së Kosovës. Ky ishte edicioni i gjashtë.Aktiviteti kryesor u mbajt në vrapim nga Hotel Grand deri tek Teatri.Në konkurrencën e femrave vendin e parë e zuri Medina Fejza nga Shkolla “7 Marsi”, i dyti vrapim 1 km, të dytin Erisa Abdullahu nga Shkolla "Nëna Terezë" dhe të tretin, Medina Bilalli nga "Zenel Hajdini".Tek meshkujt, më i shpejti ishte Flamur Bulliqi nga Shkolla "Asim Vokshi", kurse pas tij u renditën Erion Beha nga "Zenel Hajdini" dhe Ideal Gashi nga “Shkolla e Gjelbërt”.Krahas tyre, me medalje organizatorët shpërblyen të gjithë fëmijët, të cilët njëherit u konsideruan kampionë.Në aktivitet u tha se këta fëmijë do të vrapojnë tërë jetën.Më pas, fëmijët performuan edhe në aktivitete tjera si: Karling, Frizbi, Tërheqje litari, Parkuer etj.Ngjarja e sotme ndërlidhet me 23 Qershorin e vitit 1894, Ditën e themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe vendimin për ringjalljen e Lojërave Olimpike Moderne.I tërë aktiviteti u transmetua drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) si televizion publil, derisa ngjarja u përcollë edhe me dron.Në aktivitete kontribut të çmueshëm dhanë edhe mbi 40 vullnetarë, të cilëve Komiteti Olimpik i Kosovës u është mirënjohës, sikurse arsimtarëve të Shkollave Fillore.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0