Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri Krasniqi priti sportistët dhe drejtuesit e Bodybildingut dhe Fitnesit në Kosovë

07.07.2013 08:32:20

03.07.2013
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Kryetarin e Federatës se Bodybuildingut dhe Fitnesit te Kosovës, Esat Lata si dhe sportistet që kanë arritur rezultate kulminante në garat  e Federatës Ndërkombëtare te WBPF-se në Budaors në Hungari në muajin qershor.

Në këtë garë kanë marrë pjesë sportistë nga 25 shtete të ndryshme të botës. Sportistët kosovarë u kthyen me tri çmime. Betim Krasniqi, kategoria100 kg ka zënë vendin e parë; Besim Trena, kategoria 100 kg, vendi i dytë dhe Egzon Hyseni, kategoria 100 kg, vendi i katërt. 

Ministri i ka përgëzuar  drejtuesit e Federatës dhe sportistët për punën dhe sukseset e arritura në vazhdimësi e në veçanti rezultate e fundit në arenën ndërkombëtare.

Ai i ka inkurajuar ata që të punojnë edhe më shumë për suksese edhe më të mëdha. Po ashtu ministri ka shprehur se përkrahja për këtë sport, por edhe në përgjithësi për sportin do të rritet edhe më shumë.

Ne anën tjetër Kryetari Esat Lata ka falënderuar Ministrin Krasniqi për punën e bere gjate këtyre viteve si dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Federatës se bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës.  Ai tha se me një qasje të re ndaj sportit, ka pasur avancime të sportistëve tanë dhe edhe sukseset nuk kanë munguar. Ai ka thënë se janë edhe më të motivuar që të shtojnë punën duke rritur cilësinë e garave në vend por edhe në përfaqësim ndërkombëtar.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0