Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, priti presidentin e Federatës Botërore të Karatesë, z.Antonio Espinos

02.06.2017 15:51:57

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, organizoi pritje për presidentin e Federatës Botërore të Karatesë (FBK), z.Antonio Espinos, i cili po e viziton për herë të parë vendin tonë.

Pikërisht stacionin e parë në Kosovë, Espinos e kishte në Komitetin Olimpik të Kosovës. I pari i karatesë botërore do të jetë i pranishëm në Kampionatin Evropian të Karatesë për Regjione, që mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Z.Espinos shoqërohej nga sekretari gjeneral i FBK-së, z.Stjepan Celan, dhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, z.Ismet Krasniqi. Z.Hasani, që shoqërohej nga anëtarja e Bordit dhe trajnerja e karatesë, Shqipe Zogiani, shprehu kënaqësinë me rastin e vizitës së z.Espinos.

Ai njoftoi mysafirin për proceset nëpër të cilat po kalon Komiteti Olimpik i Kosovës, e deri tek Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Hasani i tregoi për rëndësinë që ka kareteja në Kosovë, duke thënë se ky sport është njëri prej sporteve më të popullarizuara në vend.

Kryetari i FBK-së, z.sAntonio Espinos, tha se realizoi një premtim që ia kishte bërë z.Hasanit, se do ta vizitojë Kosovën. Të dy kishin pasur takime të shumta në vitet paraprake.

Presidenti i karatesë botërore zbuloi bisedën me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach, dhe Pere Miro, të cilët pas vizitës që i kishin bërë Kosovës, e kishin njoftuar mirë z.Espinos për entuziazmin dhe pasionin që kanë kosovarët por edhe z.Hasani për karatenë.

Ai foli edhe për Lojërat Evropiane “Baku 2016”, ku ndjeu keqardhje që Kosova për pak nuk fitoi medalje me karateistin, Alvin Karaqi. Z.Espinos më pas iu drejtua edhe Shqipe Zogianit, duke i thënë se është në dijeni se ka qenë ambasadore e sportit në Kosovë, pas sukseseve të arritura si karateiste.

Më pas, ata biseduan për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe përfshirjen e karatesë në Programin Olimpik për LO “Tokyo 2020”.

Karateja do të marrë pjesë me tri kategori e jo me pesë siç organizohen Kampionatet Evropiane dhe Botërore. Ai kërkoi nga z.Hasani, të përdorë autoritetin e tij në KON që karateja të jetë pjesë e përhershme e Programit Olimpik. Në fund, kreu i KOK-ut ndau disa dhurata për z.Espinos, para se t’i drejtoheshin mediave të pranishme, ku u përqendruan më shumë në Kampionatin Evropian për Regjione, që mbahet më 3 dhe 4 qershor në Prishtinë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0