Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Espinos: Më në fund realizova premtimin e dhënë z.Besim Hasani

02.06.2017 16:40:54

Presidenti i Federatës Botërore të Karatesë, z.Antonio Espinos, ka deklaruar para mediave të pranishme se më në fund realizoi premtimin e dhënë presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani. Ai të premten vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga z.Hasani dhe Shqipe Zogiani, anëtare e Bordit të KOK-ut dhe trajnere e karatesë. z.Espinos po qëndron në Kosovë, për Kampionatin Evropian të Karatesë, që mbahet të më 3 dhe 4 qershor në Prishtinë. “Kam kënaqësinë që jam këtu dhe që më në fund mbajta premtimin e dhënë presidentit Besim Hasani për të ardhur këtu. Kam ardhur për Kampionatin Evropian për Regjione, dhe jam shumë i nderuar që ndodhem këtu. Sa i përket Kampionatit gjithçka duket mirë, unë sapo kam ardhur këtu direkt nga aeroporti dhe parashikimet janë të mira, por më pas do të informohem më mirë. Nuk kam ndonjë dyshim se Federata e Karatesë e Kosovës është organizuar mirë”, tha ndër të tjera, Antonio Espinos para mediave.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0