Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Hasani: Me z.Espinos kemi raporte prej gati 20 vitesh

02.06.2017 17:23:23

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, priti të premten presidentin e Federatës së Karatesë Botërore, z.Antonio Espinos, i cili po e viziton vendin tonë, me rastin e Kampionatit Evropian për Regjione që zhvillohet më 3 dhe 4 qershor 2017 në Prishtinë.Hasani tha se me z.Espinos njihen prej gati 20 vitesh.“Së pari dua ta falënderoj presidentin z.Espinos, me të cilin kemi raporte të mira prej gati 20 vitesh, ku jemi takuar në çdo ngarje të madhe sportive. Sot e përbushi një premtim që kaherë ma kishte dhënë dhe ky ishte rast i mirë pasi Federata e Karatesë e Kosovës organizon Kampionatin Evropian për Regjione. Ai na bëri nder që na vizitoi ne së pari, pasi me siguri do të vizitojë edhe institucionet tjera”, tha ndër të tjera z.Hasani para mediave.I pyetur nëse ky Kampionat do të ndikojë që në të ardhmen të organizohen edhe Kampionate më të mëdha, i pari i KOK-ut, shtoi: “Dalëngadalë edhe karateja po e gjen veten në sportin elitar, pas kemi rezultate të mira, dhe presim edhe më shumë. Gjatë bisedës me z.Espinos u tha se këtu ka potencial që edhe Federate e Karatesë ta fitojë normën olimpike. Edhe në vitin 2022 Federata e Karatesë do ta organizojë Kampionatin Evropian për junior. Unë besoj se kur ta shohin pasionin për sport, organizimin e mirë, shkathtësitë e njerëzve që janë në federatë dhe rreth saj, kjo do të ndikojë të fitojnë edhe kampionate tjera, me shpresën se do të përmirësohet edhe infrastruktura”.Z.Espinos do të qëndrojë në Kosovë deri të hënën.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0