Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Faqja zyrtare e KON-it shkruan për takimin, Thomas Bach – Besim Hasani

03.06.2017 15:21:26

Takimi i presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), z.Thomas Bach, me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka zënë vend në aktivitetet e përshkruara të KON-it gjatë muajit maj. Të dy presidentët u takuan në maj në Lozanë të Zvicrës, në seminarin e SO të KON-it për drejtorë programesh.“ Presidenti Bach takoi presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilin e uroi për suksesin e arritur në pjesëmarrjen e parë olimpike të Kosovës në Lojërat Olimpike ‘RIO 2016’”, shkruan faqja zyrtare e KON-it, “Olympic.org”. Z.Hasani në Lozanë ishte bashkë me drejtorin e Departamentit të Sportit të Kosovës, z. Ibër Alaj.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0