Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Koha Ditore: Karlingu prezantohet në shteg të improvizuar të plastikës

06.06.2017 11:56:28

Dhjetëra fëmijë janë mbledhur të hënën në sheshin "Skënderbeu" në qendër të Prishtinës për të luajtur dhe festuar së bashku me drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), "Ditën Botërore të Sportit dhe të Ambientit". Brenda një hapësire të rrethuar janë prezantuar disa sporte ku fëmijët luanin dhe argëtoheshin. Për fëmijët u prezantuan sporte të njohura në vend e po ashtu disa sporte të reja, që edhe tërhoqën më shumë vëmendjen."Uau, kqyre si në televizor", i pëshpëritnin njëri-tjetrit dy djelmosha derisa po i afroheshin një shtegu të plastikës me ngjyrë të bardhë. Mbi këtë shteg të improvizuar po qëndronin dy gurë që e kishin nga një dorezë, me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe. Ky sport "i televizorit" për fëmijët, ishte karlingu, i cili në nivele profesionale luhet në akull. Karlingu si sport në Kosovë ekziston, të paktën në letër, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë aktivitet. Dhe pikërisht "Dita Botërore e Sportit dhe e Ambientit" ishte mundësi e mirë për KOK-un që ta promovonte këtë sport. "Përveç njohjes me sportet ekzistuese, fëmijët kanë pasur mundësinë të njiheshin edhe me sporte të reja, siç ishin karlingu dhe gjuajtja me pistoletë laserike", tha kryetari i KOK-ut, Besim Hasani. "Interesimi te karlingu ishte i madh, pasi fëmijët ishin kureshtarë të luanin në këtë sport. Shpresoj se pas kësaj karlingu të ketë më shumë aktivitete, pasi ekziston federata e këtij sporti". Në fillim të shtegut të karlingut po qëndronte një i huaj, Peter Andersen, nga Kanadaja. 24-vjeçari ka një vit që ka ardhur në Kosovë dhe fëmijëve po ua mësonte gjërat bazë të këtij sporti, nëpërmjet përkthyesit. Andersen e njeh shumë mirë sportin e karlingut, që është jashtëzakonisht i zhvilluar në Kanada. Ai po shpreson që së shpejti ta ketë mundësinë të luajë edhe në Kosovë. "Ka një vit që kam ardhur në Kosovë dhe fillova të ndiej mungesën e karlingut, kështu që vendosa të bëj diçka në lidhje me këtë punë. Këtë herë ishte mirë për ta promovuar dhe e bëmë në një plastikë, pasi akull nuk kemi. Megjithatë gjërat shkuan si është më së miri dhe po besoj se fëmijët kanë marrë njohuri bazike për karlingun", tha Andersen. "Karlingun e luaj prej fëmijërisë dhe është një sport shumë atraktiv. Besoj se në Kosovë ka potencial për këtë sport". Në të vërtetë, karlingu është sport i panjohur në Kosovë, edhe pse Federata e Karlingut e Kosovës në muajin gusht të vitit 2013 është pranuar në Federatën Botërore të Karlingut. Karlingu luhet ndërmjet dy ekipeve që përbëhen prej katër lojtarëve dhe secili ekip posedon nga tetë gurë. Synimi është që guri, që rrëshqet në akull, të lëshohet sa më afër qendrës që është e markuar, në mënyrë që të mblidhen sa më shumë pikë. Në fund ekipi që ka më shumë pikë edhe shpallet fitues. "Ishte shumë lojë e mirë. E kam parë më herët këtë lojë në televizor dhe nuk ishte e vështirë. Më pëlqeu shumë dhe kurrë të rritem mund të luaj këtë sport. Rregullat nuk i kam ditur, por jam kënaqur me këtë lojë", tha Albion Islami (9) që po mbante në duar një mirënjohje. Krahas lojës së karlingut dhe asaj me pistoletë laserike, fëmijët u argëtuan edhe me pingpong, kërcim në litar e disa lojëra të tjera atraktive. Në fund të kësaj ngjarjeje, KOK-u, për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, krahas mirënjohjeve, ndau edhe nga një stilolaps. Para se të fillonin aktivitetet, fëmijët së bashku me anëtarët e KOK-ut, kanë pastruar sheshin duke larguar mbeturina. "Qëllimi i kësaj dite ishte që sporti të luhet në një ambient më të pastër. Këtë ditë e organizojmë tashmë disa vite, por kësaj here jemi munduar ta bëjmë më të veçantë. Me rëndësi është se fëmijët u kënaqën duke luajtur", shtoi kreu i KOK-ut, Hasani. KOK-u në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës e ka organizuar këtë ditë botërore të sportit dhe të ambientit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0